Meta mbledh online 'Sigurinë'/ Rama: Ishte e dobishme, sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv politika do ishte ndryshe (Diskutimet)

TIRANE-Presidenti Ilir Meta për herë të dytë në pak javë mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me përballimin e situatës nga koronavirusi. Mbledhja nën drejtimin e Presidentit u zhvillua pasditen e sotme nëpërmjet një video-konference. Në këtë mbledhje morën pjesë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Zyra e shtypit të Presidencës njofton se çështjet kryesore që u diskutuan ishin vlerësimi mbi situatën aktuale të pandemisë, masat që po ndërmerren për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale, zhvillimi i procesit arsimor dhe strategjia e planifikuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.

Kryeministri Rama dhe ministrat përgjegjës informuan për masat e marra për përballimin e krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, si dhe për menaxhimin e mëtejshëm të situatës. Kryetari i Kuvendit Ruçi shprehu angazhimin për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë. Kryetari i Partisë Demokratike Basha, shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për ta tejkaluar këtë pandemi me pasoja sa më të lehta për qytetarët dhe ekonominë e vendit, thotë Presidenca. 

Kreu i shtetit Ilir Meta, po sipas njoftimit të Presidencës vlerësoi rëndësinë e rritjes të efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, i ekonomisë kombëtare, si dhe përmbyllja e vitit shkollor.

"Falenderoj qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e dëshmuar, që duhet të vijojë, në interes të përbashkët. Sa më efikas të jetë ky bashkëpunim, aq më shpejt do t’i rikthehemi normalitetit dhe jetës plot gjallëri. Së bashku do t’ia dalim" tha Meta.

Kjo ishte mbledhja e dytë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti lidhur me koronavirusin dhe masat e marra nga qeveria.  Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Shqipëria ka konfirmuar 494 raste me COVID-19 dhe 25 viktima dhe 248 të shëruara, me një trend ditor që ka rënë në zbritje, e për pasojë qeveria ka paralajmëruar masa lehtësuese.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë marrin pjesë:
Presidenti Ilir Meta
Kryeministri Edi Rama
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi
Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj
Ministri i Drejtësisë Etilda Gjonaj
Ministri i Mbrojtjes Olta Xhacka
Ministri i Shtetit për Rindërtimin  Arben Ahmetaj
Ministri i Financave Anila Denaj
Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Kryetari i opozitës Lulzim Basha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Meta, Rama dhe Basha bashkë online kundër COVID, SHBA: Udhëheqje e vërtetë

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur mbledhjen online të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe bashkëpunimin mes Presidentit Ilir Meta, kryeministrit dhe kryetarit të PD-së me qëllim mbrojtjen e shqiptarëve nga COVID-19.  

"E kuptoj se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte e gjatë, por produktive. Shumë mbresëlënëse për të parë Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha & udhëheqës të tjerë që bashkëpunojnë për të mbrojtur popullin shqiptar dhe për të zbutur dëmet nga COVID19 . Udhëheqje e vërtetë" shkruan Kim.

Ora 22:01
Basha rrëfen çfarë i kërkoi Edi Ramës në tryezës e Metës


Pas kryeministrit Edi Rama ka reaguar edhe Lulzim Basha për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Lideri demokrat thotë se i ka kërkuar Edi Ramës në mbledhje që të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe bizneset. Resurset e qeverisë, thotë Basha duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike.

"Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme" tha Basha.

Ora 20:22
Rama: Mbledhja e dobishme, sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv politika do ishte ndryshe

Kryeministri Edi Rama e cilësoi të dobishme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Kreu i qeverisë shprehet se në mbledhje kishte një shkëmbim të hapur opinionesh me Metën dhe Bashën për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim.

Në fund të postimit, kryeministri kishte edhe një 'thumb' që referuar aktualitet i shkon Bashës, kur thotë se sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv sa në tryezat e mbyllura, politika do ishte shumë ndryshe.

"Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe" shkruan Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faisbe: 16/04/2020 05:26

    Çkeshill Sigurie na mbledh ky i ashtuquajtur president i radhes? Mire ky palo president,po keta anetaret e tjere te komisionit,si nuk e zene ne goje mitingun e 2 marsit ku njerezit u mblodhen per ate show te neveritshme,ne pikun e perhapjes se Covid-19. Ah çe ka gjet kasollen shqiptare ku drejtojne feudalet e korruptuar shqiptare. Bravo ambasades Yuri Kim,per tonet e sarkazmes

    Përgjigju
  • O Bashe: 16/04/2020 00:10

    Po nonje liber arithmetike i kerkove Ramrs?

    Përgjigju
  • Ylfiu: 15/04/2020 22:25

    PRAPE RRUGE E GABUAR E BASHES QE NUK PO E KUPTONAKOMA QE RAMEN NUK E HEDH DOT POSHTE DUHET VETEM PROTESTA PROTESTA DHE VETEM PROTESTA

    Përgjigju
  • Arteli: 15/04/2020 20:30

    Te shikoj te organizoj ndonje proteste ai ,gruaja e tij dhe ai i pd.Deri tani kane penguar punen e qeverise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë