Meta me kandidatin për Bashkinë Berat: Rilindja rrit taksat e nuk japin llogari! Bashkimi me Berishën? S’është për pushtet, do sjellim ndryshim

BERAT- Kreu i PL-së, e konsideroi si bashkim për ndryshim e jo për pushtet koalicionin me Berishën. Edhe pse me një karrierë të gjatë në politike, dikur kundërshtarë dhe pjesë e posteve më të lartë në qeveri, Meta thotë se ky çift politik vjen sepse shteti ka nevojë për ta, pasi sipas tij ata do të ofrojnë një model në Shqipëri, që mesa duket, mungon.

Marrëveshja me Berishën, s’është për pushtet por për ndryshim. Dhe për të sjellë model tjetër në Shqipëri nga deri tani. Ne do të vijojmë edhe me referendumet

Ish kreu i shteti, Ilir Meta ka prezantuar sot kandidatin e dalë nga koalicioni me Berishën për Bashki, Zija Ismaili. Teksa ka nisur fushatën, Meta ka akuzuar qeverinë se ka çdo pushtet, është arrogante dhe se injoron interesat e qytetarëve. Kreu i PL-së, shprehu bindjen se do të fitojnë me këtë kandidaturë. Gjithashtu Meta e pati edhe një koment për koalicionin me Berishën.

“Keni parë ato mostrat e betonit, po nuk ndodhin vetëm ën Berat, ndodhin në të gjitha vendet. Sepse për fat të keq, rilindja nuk ka ndjeshmëri për traditën, për historinë apo për trashëgiminë kulturore. Rilindja ndjen kënaqësi kur mbi këto vlera zhvillon korrupsionin e vetë katastofrik. Unë besoj se me doktor Ziain do t’i kthejmë Beratit transparencën e munguar në drejtimin e bashkisë, frymën e gjithë përfshirjes. Janë rritur 50-100% taksat. Rritet taksat po s’bëhet asgjë. Nga vijnë? Nga arroganca. 4 vjet rilindja i kishte të gjitha dhe çfarë bëri? Rriti arrogancën, korrupsionin dhe injoroi qytetarinë beratase, ekspertët, profesionistët. Jam i sigurt që kjo do të marrë fund. Ne nuk jemi më të varfër se Kosova, por atje qeveria i gjen lekët. Rritja e pensioneve ka qenë më e lartë kur qeveriste Berisha.”- tha Meta.

Kreu i PL-së, e konsideroi si bashkim për ndryshim e jo për pushtet koalicionin me Berishën. Edhe pse me një karrierë të gjatë në politike, dikur kundërshtarë dhe pjesë e posteve më të lartë në qeveri, Meta thotë se ky çift politik vjen sepse shteti ka nevojë për ta, pasi sipas tij ata do të ofrojnë një model në Shqipëri, që mesa duket, mungon.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi brinja: 03/04/2023 10:49

    Dil ketej na Vlora Ilir se na ke harruar fare neve.E beri kasht e koqe kjo Entela partin.Una e kam te zgjidhur se bej pallate po kam hallin e njerzve te thjesht

    Përgjigju
  • Like karagjozi: 03/04/2023 08:42

    Likjaaaa.????????????????

    Përgjigju
  • aleksadros: 03/04/2023 04:59

    Ikni more plera cfare dryshim do sillni do rrini gjithe jeten ne politike ju yyy balta e shqiperise

    Përgjigju
  • gonja: 03/04/2023 02:31

    do sjelle ndryshimin qeni i skraparit,,bashke me sali kriminelin,,,hajduti me i lig ne shqiperi,,ti duhej te ishe ne burg o zagar,,bashke me gruan,,,dhe te gjitha pasurite te sekuestruara

    Përgjigju
  • Nuk ju voton njeri o Ilir: 02/04/2023 18:19

    Nuk fitoni dot, se s'keni fituar ndonjeherë. Ju kanë mbajt ata ku jeni shitur ne pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër