ELBASAN- Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, njëherësh kryetar i LSI, ka marrë pjesë ditën e sotme në përkujtimin e 70-vjetorit të themelimit të ‘Brigadës së 17’ sulmuese në luftën për çlirimin e vendit, në Gjinar të Elbasanit. Qindra qytetarëve që përkujtonin këtë ditë duke vendosur shaminë e kuqe të partizanëve, u janë bashkuar edhe Meta e Haxhinasto. Ndërsa i ka dhuruar një buqetë me lule, një vajzë e veshur me kostum popullor të zonës, i ka dhuruar kreut të LSI edhe shaminë e kuqe.
 
Edhe në këtë ditë përkujtimore nuk ka munguar fotoja e Enver Hoxhës, të cilën e mbante një nga qytetarët, në pritje të pjesëmarrjes së kreut të Kuvendit në këtë aktivitet.

meta me shallin e kuq
meta me shallin e kuq
meta me shallin e kuq

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)