Meta me të rinjtë në Jalë, reagon Muzhaqi: Mbetje e pafytyrë politike, i ka lëshuar ato pak pëllumba që i kishin mbetur! Palo mitingje

Meta me të rinjtë në Jalë, reagon Muzhaqi: Mbetje e pafytyrë politike, i ka lëshuar ato pak pëllumba që i kishin mbetur! Palo mitingje

Ilir Meta në Jalë me të rinjtë, foto e publikuar nga ministrja

Siç edhe është bërë e ditur tashmë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur të rinjtë në Jalë ku ka ndarë edhe disa mesazhe. I tillë ishte edhe ai që Meta ka zgjedhur ta publikojë në Facebook, nga i cili ka marrë një kundërpërgjigje nga Ministrja për Fëmijët dhe të rinjtë, Bora Muzhaqi

‘Të rinjtë janë fuqia më e madhe për të çuar demokracinë përpara.

Janë fuqia më e madhe për ta shembur këtë diktaturë të kalbur nga korrupsioni dhe perversiteti.’- u tha Meta të rinjve në Jalë.

Kjo deklaratë e Metës, u cilësua si e turpshme nga Ministrja e cila në një postim në Facebook Metën si një mbetje të paytyrë politike që i ka lëshuar ato pak pëllumba që i kishin mbetur. Muzhaqi shkruan më tej se është e ndjeu si detyrë të bënte një status për Metën pasi e tmerrojnë dëshirat e një mëndësi post-komuniste, për t’i brumosur të rintjë në vrer.

Muzhaqi hodhi gjithashtu akuza për ish presidentin ku u shpreh se Meta nuk është gjë tjetër veçse një i pa ngopur që Shqipëria i dha flori e poste të larta politike dhe pavarësisht këtyre, ai kërkon të zhvasë edhe rininë. 

‘Shqiponja me dy krerë

Një nga kokat ngre Shqipërinë lart në Evropë, në Botë, e lartëson emrin e kombit tonë, pavarësisht gjithë atyre që ndër vite kanë lexuar baltën e hedhur mbi ne. Tjetra kokë, shfryn vrer çdo ditë, mbi këdo që do apo nuk do të dëgjojë.

Kemi sportiste kampione si Luiza që shërbejnë si frymëzim për rininë dhe janë shembull i gjallë që tregojnë se Shqipëria mund të jetë vendi i ëndrrave të realizuara me punë e sakrificë.

Por, kemi edhe mbetje të pafytyra të një politike të dalë boje që i kanë lëshuar ato pak pëllumba që iu kishin mbetur, e pretendojnë se flasin me rininë.

Luizës, Shqipëria i ka dhënë shumë pak, e ajo për Shqipërinë ka dhënë, e jep pafund. Ilirit, Shqipëria s’ka lënë gjë pa i dhënë nga floriri i zhdukur e i harruar, e deri te karriget më të rëndësishme të shtetit, po ende nuk është ngopur, e kërkon t’i zhvasë edhe rininë.

Rinia shqiptare është shumë përtej asaj fryme të shëmtuar që përpiqen të na e servirin si të mirëqenë në ato palo mitingje ku pjesa më e madhe e pjesëmarrësve i kanë kaluar të 30-tat bashkë me Ilirin, por mbase i paragjykoj më kot, në fund të fundit njeriu është aq i ri sa ndihet.

E turpshme t’i drejtohesh të rinjve në shpirt e në moshë me këtë gjuhë, e turpshme t’u përcjellësh atyre mbetjet e një mendësie komunisto-sovjetike. Por fatmirësisht, Shqipëria dhe të rinjtë shqiptarë janë evropianë, në shpirt e mendësi, e shohin përtej politikanëve që e kanë humbur edhe atë pak vlerë që kishin kur fjalitë e tyre bënin sens.

U ndjeva e detyruar për këtë status, se më tmerrojnë dëshirat për t’i brumosur të rinjtë me vrer, e për t’u dhënë fëmijëve dhe të rinjve tanë një shembull dëshpërues dhe vajtues të një karikature politike të lënë jashtë rafti.

Edukata mësohet po dhe çmësohet! Kur mësuesit janë personalitete publike, viktimat janë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që fatkeqësisht bien në kontakt me ta! Keqardhje për të rinjtë e sfondit të këtij çmësuesi kaq të dalluar për çmësimin e edukatës.’- shkruan Muzhaqi.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka nisur mbledhjet e tij në Jalë me të rinjtë ku i ka vënë synim vetes që të rrëzojë qeverinë e Edi Ramës. Ai u tha të rinjve në kampin e Jalës se është specializuar për të përmbysur diktaturat. Teksa paralajmëroi se “fytyrë-nxirët” do e kenë të vështirë të shkojnë në ato zona për shkak të bëmave të tyre, Meta tha se fitorja e tyre është e padiskutueshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saramallo Karo: 26/08/2022 07:52

    O Redi po mëso të shkruash Shqip e pastaj komento për partin e Flamurit pa bisht o Redi. Se partis së Salhe bajgës ja ke pa hajrin që si ka lën gjë të keqe pa i bër.

    Përgjigju
  • Redi: 25/08/2022 14:29

    Vetem kur kendonin e kercenin me lali Erin dhe Rame pallen ishun te "fytyra" ahengjet e Jales dhe mufkat e Muzhaqit.

    Përgjigju
  • Fidel Ylli: 25/08/2022 12:33

    O Ilir o florir të ngriu kaka si Rexheäp hajdari o Iliri i mbaruar. O Ilir ke fillu me fol me vete më keq se Rexhep Kasap Bule Leka kepi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni