Meta me tone të larta: Unë jam ushtar i parë i Republikës, me 2 Mars e kurseva qeverinë, mos më detyroni të bëj thirrje tjetër

 

Presidenti Ilir Meta tha se me 2 mars ai e kurseu qeverinë aktuale, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votimet e 25 prillit.

‘Unë jam Presidenti, ushtari i parë i Republikës dhe student i dhjetorit. Kam shumë respekt për policinë, ju kam dalë për zot kur janë sulmuar, por ju kujtoj se janë në monitorim të përditshëm, nuk do mbaj përgjegjësi unë për fatin që do ju përgatisë populli shqiptar.

Ata janë për të shërbyer, jo për të bërë grup horrash që bëjnë një evazion të frikshëm. Shqiptarët si kthen kush nga rruga e demokracisë. Akti i djeshëm çfarë ishte? Vajzat e proceduara për agjitacion dhe propagandë? Duan të më procedojnë mua? Kur të duan, por mos i procedoj unë atë se në 2 mars i kurseva edhe një herë më duhet ta thërras popullin, të mos më detyrojnë! Unë i ftoj të gjithë në votime, vota nuk vlen as sa një dele dhe as sa një lopë. Kërkoj referendum se nuk janë zgjedhje normale këto.

Do të marr masat e mia në respekt të Kushtetutës. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të sigurt dhe të bindur se vullneti i tyre do të numërohet dhe garant për këtë jam unë si President i Republikës. I gjithë populli duhet të jetë garant për të ruajtur dhe mbrojtur votën e vet. Se si do të ndodhë kjo, do ta tregojmë javët në vijim. Kush tenton t’iu blejë sa një dele a sa një dhi, ai nuk mund të jetë kryeministri juaj, as deputeti juaj, sepse kërkon të shkatërrojë demokracinë, duke shkatërruar votën.’- tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta kërcënon me 2 mars të dytë: Atëherë iu kurseva! Rama merr llumin e LSI dhe e shet si ajkën e PS! Të ndryshohet buxheti për pandeminë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!