Meta merr pjesë në darkën e iftarit nga KMSH: I nderuar të merrja pjesë

Meta merr pjesë në darkën e iftarit nga KMSH: I nderuar të merrja pjesë

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në darkën e iftarit e organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Ka qenë vetë presidenti Meta, i cili ka ndarë me miqtë e tij virtual disa foto.

Bashkangjitur fotot, Meta shkruan: I nderuar të merrja pjesë sot në darkën e iftarit, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, për të ndarë së bashku me Haxhi Bujar Spahiun dhe drejtuesit e komuniteteve të tjera fetare, nderimin për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit dhe respektin tim të thellë ndaj të gjithë besimtarëve shqiptarë për përkushtimin e tyre ndaj Atdheut e Zotit!  Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit! Agjerim të mbarë e të pranuar. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 07/05/2019 00:30

    ky imami i ri sa afer me LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)