Meta: Mezi pres konsensusin për mbylljen e reformës zgjedhore brenda 31 majit (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta u shpreh se pret mbylljen e marrëveshjes për reformën zgjedhore brenda 31 majit.

"Për çështjen e Kodit Zgjedhor, edhe unë jam i kënaqur që ndjek në media pasqyrimin e deklaratave të aktorëve politikë dhe diplomatikë, që ka përparime. Mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe në datën 31 maj 2020 të përmbyllen me konsensus në këtë tryezë të Këshillit Politik të gjitha ndryshimet që kërkohen me aq ngulm prej kohësh nga Bashkimi Europian, por dhe nga partnerët e tjerë.

Menjëherë do t’i firmos këto ndryshime sapo të vijnë, në mënyrë që të japim një lajm të mirë nga Tirana edhe për qytetarët, por sidomos për partnerët ndërkombëtarë, pavarësisht se do të jetë një lajm i pamjaftueshëm për atë që pritet sepse serioziteti i këtyre ndryshimeve do verifikohet nga zgjedhjet në terren" tha ai.


Lajmi kryesor:

Meta: 'Zgjedhoren' e kthej po kaloi pa konsensus! Do shpall menjëherë zgjedhjet e përgjithshme të 2021 pa konsultuar me partitë, të futet kush të dojë. Cili është plani i tij?


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë