Meta në ceremoni diplomimi:
Shqipëria drejt integrimit në BE

Meta në ceremoni diplomimi:<br />Shqipëria drejt integrimit në BE
"Vendi ynë është drejt një rruge të rëndësishme drejt integrimit për në BE". Kështu u shpre kryeparlamentari Ilir Meta gjatë ceremonistë së shpërndarjeve të diplomave të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Gjatë fjalës me studentët Meta theksoi se prioritet janë reformat në arsim duke i dhënë një zhvillim të madh këtij sektori.

Nuk mund të ofrojmë vlera më të larta cilësore në të gjithë fushat e tjera, përfshirë këtu edhe ekonominë që mbetet vendimtare, pa afruar në radhë të parë vlera më të larta cilësore në fushën e arsimimit dhe të edukimit, çka është edhe qëllimi kryesor edhe i reformës në të gjithë sistemin tonë arsimor, e sidomos në atë të arsimit të lartë. Ne i shohim që dallgët e krizës financiare ndërkombëtare, e sidomos evropiane, janë në rënie, por nuk janë në shuarje. Sfidat mbeten të mëdha dhe Europa mbetet gjithashtu e prekshme me zhvillimet gjeopolitike në rajonet e tjera fqinje, sikurse po vërtetohen edhe valët migratore si rezultat i konflikteve”, tha Meta.
 
Në fjalën e tij para studentëve dhe familjarëve të tyre, Ilir Meta u shpreh se kjo ceremoni diplomimi është shumë e rëndësishme për të gjithë studentet dhe studentët që diplomohen, pasi është kurorëzimi i një investimi të jashtëzakonshëm.

Ndaj dua t’ju përgëzoj për këtë arritje, për këtë sukses dhe njëkohësisht jam i bindur se ambiciet tuaja, edhe akademike, edhe profesionale nuk përfundojnë me këtë diplomim, por ju duhet t’i vazhdoni të gjitha etapat me vendosmëri edhe më tej. Padyshim që një falënderim të veçantë, unë do t’jua bëj të gjithë prindërve tuaj sepse ju jeni mjaft të lumtur dhe mjaft të gëzuar, por të jeni të sigurt se prindërit tuaj janë edhe më të lumtur, edhe më të gëzuar se ju sepse investimi në edukimin e fëmijëve, është investimi më i rëndësishëm që bën çdo prind në jetën e tij dhe për familjen e tij”, tha Meta.

Meta theksoi se për vendin tonë sfidat mbeten shumë të mëdha ndërsa nënvizoi se ekonomia jonë është në rritje. Kryetari i Kuvendit tha se zhvillimet e reja kërkojnë kualifikime komplekse, me kurrikula specifike që do të ndihmojnë në krijimin e drejtuesve, menaxherëve me njohuritë dhe shprehitë e nevojshme.

Modeli ynë ekonomik, ku rritja e prodhimit vendas duhet të jetë edhe më parësore, ku vlerat e krijuara nga resurset tona natyrore duhet të vijnë në rritje si rezultat i përpunimit të tyre në vend, ku industritë dhe shërbimet realizohen me standardet më të larta dhe më të besueshme, ku investimet dhe shpenzimet publike të alokohen në mënyrë të veçantë në ata sektorë që kontribuojnë më shumë në rritjen ekonomike dhe në punësimin e qëndrueshëm, ku investimi në arsim e sidomos në arsimin profesional nuk duhet konsideruar si shpenzim, por si investim i mirëfilltë me kthim të sigurt dhe me mjaft interes për të gjithë shoqërinë, në një model ekonomik që ka nevojë të forcojë më tej identitetin tij", përfundoi Meta.
 
E pranishme në këtë ceremoni diplomimi ministrja e Arsimit e Sportit, Lindita Nikolla u shpreh e angazhuar për zhvillimin dhe mbështetjen e arsimit.

 “Sot në fakt është edhe angazhimi ynë i përbashkëti i gjithë këtyre personaliteteve të nderuar që janë në këtë ditë të çmuar të jetë suaj. Por jo vetëm tuaj, por edhe të prindërve tuaj, një model i angazhimit tonë të përbashkët për të qenë realisht përgjegjës dhe pjesëmarrës në çdo çast të rrugëtimit tuaj të dijes si universitet, por edhe përtej përgjatë rrugëtimit tuaj për të shërbyer kudo ku ka nevojë, vende ku ju dyshimori të zhvilloni aktivitetin tuaj, por pse jo edhe jashtë tij. Është shumë bukur që ky emocion përgjegjësish përcillet jo vetëm në ditë të shënuara si këto, në një ditë kur ju merrni në duar certifikimin të një diplome të Universitetit të Elbasanit, është shumë e rëndësishme që këto emocioni të përbashkëta të ndahen në çdo orë, në çdo leksion, në çdo aul të Universitetit të Elbasanit”, tha Nikolla.

Të pranishëm në këtë ceremoninë ishin edhe ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deputetë të qarkut të Elbasanit, si dhe drejtues vendorë.
ilir meta
ilir meta

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos