Gjatë qëndrimit të tijë në Itali, ku po mer pjesë në Konferencën e Kryeparlamentarëve të vendeve të Bashkimit Evropian që po mbahet në Romë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Komunen e Santa Sofia D'Epiro, zonë në të cilën jetojnë shumë arbëreshë shqiptarë. Gajtë vizitës atje ai u pritet nga autoritetet lokale, Kryetari i Bashkise, Prefekti i Kozences dhe Kryetari i Parla.
Në fjalën e tij meta është shprhur se është vizita e parë e tij në tokat arbereshe. “ Është shumë emocionuese për të gjithë ne”, është shprehur Meta.
Duke shtuar se arbereshët ishin celësi i ruajtjes së ndergjegjes kombetare shqiptare, ai u shpreh se pa arbërt nuk do te kishte Shqiperi, ndaj sot ndjehemi mirenjohës. “Arbereshët janë ura më e shkëlqyer e lidhjeve të forta shpirtërore mes Shqiperisë dhe Italisë”, u shpreh Meta. I emocionuar dhe i lumtur qëndodhej ai cmoi me krenari kulturën arbëreshe të ruajtur prej shekujsh.
Gjatë zhvillimit të Konferencës së Kryeparlamentarëve të vendeve të Bashkimit Evropian, Meta zhvilloi dy takime shumë të rëndësishmë, kryefjala e të cilave ishte forcimi i mëtejshëm i marrdhënieve të shqipërisë me vende të tjera.
Ilir Meta takim me Kryetarin e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Jesus Posada
Në takimin me Kryetarin e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Jesus Posada, meta u shpreh se ndjenja e miqësisë që ekziston midis popullit shqiptarë dhe atij spanjoll duhet të përkthehet në një program bashkëpunimi politik dhe ekonomik më të dukshëm mes dy vendeve.
Ndërsa Posada ka vënë në dukje se nga Kongresi i Deputetëve të Spanjës ka një interes të madh për të zhvilluar një bashkëpunim më të ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë. Ai e ka ftuar Metën për një vizitë zyrtare në Madrid, ftesë e cila u pranua me kënaqësi. Nag ana tjetër edhe kryeparlamentari Meta i ka bërë një ftesë homologut Posada për të zhvilluar një vizitë në Tiranë, ftesë e cila u mirëprit me shumë kënaqësi dhe u konfirmua.
Në përfundim, Meta i shprehu Posada qëndrimin e Shqipërisë për një përqasje dhe përkushtim edhe më angazhues të Spanjës ndaj Kosovës si një kontribut për stabilitetin e rajonit të Ballkanit, duke e konsideruar pavarësinë e saj si një realitet të pakthyeshëm e si një zhvillim pozitiv për tërë rajonin.

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, takim me Presidenten e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Austrisë, Sonia Zëazl
Gjithashtu, mjaft pozitiv ka qenë edhe takimi që Kryetari i kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar me Presidenten e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Austrisë, Sonia Zëazl.
Duke i cilësuar marrdhëniet midis dy vendeve si shumë të ngushta dhe tradicionale, Meta është shprehur i bindur se shkëmbimet ndërparlamentare do të intensifikohet më tej në shërbim të bashkëpunimit dypalësh veçanërisht në fushat e energjisë, shëndetësisë dhe atë të arsimit profesional.
Ndërsa, Sonia Zëazl u shpreh se në këto momente të vështira ekonomike për tërë Evropën, arsimi profesional dhe trajnimi i të rinjve për tregun real të punës është një prioritet i paneglizhueshëm, dhe në këtë kontekst, Austria është e gatshme të ofrojë asistencën e saj.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com