KUKES - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe ministrat Edmond Haxhinasto dhe Blendi Klosi ishin sot në Kukës në krah të kandidatit të majtë Hasan Halilaj.
 
Ata konfirmuan dhe një herë hapjen e aeroportit të Kukësit për fluturime, kthimin e qytetit në një qendër të rëndësishme zhvillimi si dhe hapjen e 500 vendeve të reja pune për 2 vjet. 

Duke ndaluar tek opozita Meta tha se Basha u bë “kryetar Bashkie me 23 mijë votat e LSI-së” ndërsa për kandidatin Halilaj, Meta tha se “ai nuk u bë pjesë e një ceremonie mashtrimi me ujësjellësin”. 

Ndërsa kandidati Hasan Halilaj garantoi se nuk do te kete rrittje te taksave, dhënien e tapive për ish ndërmarrjet, zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)