TIRANE- Një sërë ndryshimesh pritet që të ndodhin në qeverinë Berisha. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka ofruar dorëheqjen nga posti që mban pasi do të jetë organizatori i Konventës Zgjedhore Kombëtare të LSI, njoftoi sot kreu i kësaj force politike, Ilir Meta.
Dorëheqja e ministrit Vasilit ka krijuar një seri lëvizjesh që përfshijnë tre ministri dhe postin e një zëvendës kryetari të Kuvendit. Kështu, LSI propozoi Vangjel Tavon në postin e mbajtur deri më sot nga Vasili ndërsa Nasip Naço do të kalojë në postin vakant të krijuar nga Tavo si zv/kryetar i Parlamentit.
Meta njoftoi gjithashtu se Edmond Haxhinasto do të vijojë të mbajë postin e zv/kryeministrit, por do të kalojë nga Ministria e Jashtme te ajo e Ekonomisë e Tregtisë.
Në krye të diplomacisë shqiptare Meta ka propozuar Edmond Panaritin.
Këto lëvizje, sipas Metës, justifikohen nga nevojat organizative të Konventës Zgjedhore Kombëtare të LSI që do të zhvillohet më 29 dhe 30 shtator.
Ndërsa më 22 shtator anëtarët e LSI do të votojnë sipas parimit një anëtar një votë për kryetarin e ardhshëm, tha Meta. Kryesia e LSI është shndërruar komitet organizativ që do të drejtohet nga tashmë ish-ministri i Shëndetësisë Vasili, të cilit kjo detyrë iu besua në unanimitet nga Kryesia.
(im/jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com