Në një takim me banorët e njësisë numër 4 në kryeqytet kreu i LSI Meta u shpre se 18 muaj janë pak por mazhoranca ka arritur të realizojë disa reforma mjaft të mëdha dhe të rëndësishme duke cituar këtu reformën administrativo-territoriale. 18 muaj nuk janë gjithçka por janë përballuar disa rreziqe të mëdha ekonomike për vendin.

"Janë shlyer kompani për punët publike të bëra pasi nuk ishin paguar nga qeveria paraardhëse.Janë vënë pikat mbi i për disa reforma ekonomike kemi pasur disa reforma që nuk kanë marrë miratimin e opozitëspor opozita është për të ardhur keq vetëm shan dhe shpif ose shpif dhe shan. Reforma e re e ndarjes administrativo-territoriale është madhore dhe këtë e kanë dëshmuar edhe ndërkombëtarët me mbështetjen e tyre sepse vë në dispozicion qeverisjen qendrore për qytetarët pa dallim. Reforma kërkon mbështetjen tuaj që më 22 qershor të fillojmë ta implementojhmë këtë reformë.Na mbështesni të zgjedhim këshilltarët më të mirë vendor"- u shpreh Meta në fjalën e tij.
 
Meta i bëri thirrje gjithashtu nga njësia numër 10 të rinjve të LSI e koalicionit që të mos përdorin shumë flamujt pasi nuk janë flamujt ata që shtojnë votat por është mesazhi që i motivon ata tha kryeparlamentari Meta

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)