Meta në Berat: Kupa është mbushur! Do ta palosim Edi Ramën, ju duket i gjatë ai juve po e njoh unë shumë mirë  

BERAT- ‘Me një uri të jashtëzakonshme për të vendosur demokracinë’, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta siguroi qytetarët se pushtetit të Edi Ramës po i vjen fundi. Për ta bërë edhe realiste këtë deklaratë të tij, Meta u tha qytetarëve në Berat se pavarësisht se Rama është ‘i gjatë’ ai e njeh shumë mirë dhe se pushtet e tij do shemben dhe do të palosen.

Meta nuk i kurseu ironitë për kreun e qeverisë përpos akuzave për vjedhje. Ish kreu i shtetit e cilësoi Ramën si kleptoman ndërsa theksoi se me aq para sa ky i fundit ka vjedhur Meta do kishte arritur të bënte një rrugë nga qyteti i Beratit deri në Londër.

Siç edhe e ka theksuar që nga momenti kur hoqi kostumin e presidentit, Meta tha se Partia e Lirisë, do mund ‘të triumfojë’ me anë të referendumit. Pushteti i popullit do jetë vendimtar në Kuvend, Qeveri dhe institucione të cilat sipas Metës, janë në duart e Edi Ramës.

Meta bëri me dije se ai së bashku me partinë e tij do të zbresë në çdo shesh beteje, për ta çuar përpara atë që ai e cilëson si revolucion kundër korrupsionit.

'Jam i kënaqur që rikthehem në Berat në një moment historik për kombin tonë, rininë dhe njëkohësisht për të ardhmen tonë. Ndaj, dua atë bëj të qartë nga Berati se kupa jo vetëm është mbushur për është ardhur prej kohësh. Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjitha pushtetet në Shqipëri, kuptohet përmes investimit duke blerë ish liderishipin e opozitës. Sipas marrëveshjes së bërë prej kohësh Rama-Basha.

Natyrisht se patën kënaqësinë e fatin ish presidentin Meta, sepse përveç të tjerave, mbrojtjes së kushtetues, unë vij nga kjo zonë e bekuar nga ky mal fat dhënës. Tani është koha, t’ja marrim të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe t’ja kthejmë popullit duke i garantuar mundësinë të ushtrojë referendumin. Sa herë të dojë populli. Përmes referendumit populli do kontrollojë, Kuvendin, qeverinë, drejtësinë gjithçka ka të bëjë me interesat e tij sovrane dhe jetike. Ne jemi parti e institucioneve, nuk do të kishte ndodhur kurrë që LSI do kishte dalë nga parlamenti. Ne do ta shembim Edi Ramën, do ju palosim ju duket i gjatë ai juve po e njoh unë Edi Ramën. Ne kemi nisur këtë sesion të ri me një projektligj me indeksimin e pagave se kjo nuk ndodh prej vitesh.

Ky nuk do t’ja dijë se kujton se do hutojë opozitën me lojërat e tij, nuk do t’i lëmë Edi Ramës kohë dhe mundësi të vjedhë qytetarët e thjeshtë. Ne do të zbresim në çdo shesh beteje.  Do jem para parlamentit bashkë me ju dhe qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të dëgjohet zëri tyre. ne do ta çojmë përpara këtë revolucion antikorrupsion.'- tha Meta. 

Gjatë fjalës së tij Meta paralajmëroi protesta të fuqishme ndërsa ende nuk ka caktuar një datë fikse së bashku me ‘ortakun’ e tij opozitar Sali Berishën. a ka theklsuar se shqiptarët duhet të jenë në protestë çdo ditë. 

Kujtojmë se, Meta dhe Berisha në deklarata të veçanta publike thanë se shtatori do jetë muaji i protestave kundër qeverisë, por deri më tani nuk kanë një datë se kur do i nisin ato. Ajo që u zbulua nga vetë Berisha është se protestat do t’i organizojnë bashkë dhe për këtë ka patur edhe një takim me Metën në selinë blu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:26
Meta: Rama është kleptoman, ka sëmundjen të vjedhë! Kemi uri të jashtëzakonshme për të vendosur demokracinë

 

Kyetari i PL-së, Ilir Meta është shprehur i vendosur për të vendosur demokracinë, e cila prej kohësh po mungon nga Edi Rama i cili sipas tij vuan nga kleptomania.  

‘Rama është kleptoman, edhe ky ka këtë sëmundje të vjedhë të vjedhë të vjedhë. Dhe e ka për kënaqësi që të vuajnë, e ka për kënaqësi të humbi jetën dikush që s’paguan dot energjinë. Ndaj në këto momente, historike për vendin dhe popullin.

Kjo gjë na ë në lëvizje për të qenë më aktiv dhe të kemi iniciativë të fortë, pavarësisht zhvillimeve zgjedhjet do bëhen në kohën e tyre dhe ka një uri të jashtëzakonshme për të vendosur demokracinë dhe llogaridhënien në nivel vendor.’- tha Meta.  

Ora 19:25
Ironizon kryetari i PL-së: Më kaq lekë sa ka vjedhur Edi Rama, Ilir Meta do të kishte bërë një rrugë nga Berati në Londër

 

Ilir Meta akuzoi kryeministrin Rama se nuk po mbështet qytetarët të cilët po përballën me rritjen e çmimeve, ndërsa hedh miliona euro për interesa të veta. Meta mori shembull paketën e fundit që Kosova ka bërë për qytetarët, për të thënë se ndryshe nga qeveria shqiptare, qeveria e Kosovës iu vjen në ndihmë shtetasve të vet.

“Falsifikon firmat e njerëzve që kanë vdekur dhe marrin miliona euro. 2/3 e Shqipërisë jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë. E patë paketën e qeverisë në Kosovë? Kosova ka bërë edhe paketa të tjera gjatë vitit”, u shpreh Meta.

Gjatë fjalës së tij, Meta tha me ironi për akuzat se ka bërë shumë pasuri se “Më kaq lekë sa ka mbledhur Edi Rama, Ilir Meta do të kishte bërë një rrugë nga Berati në Londër”.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot: 06/09/2022 05:07

    E si ta merr mendja te shpresojme akoma ne ty e berisha qe si late gje pa bere keti vendi yyy bastarde

    Përgjigju
  • Rrafmoni: 05/09/2022 23:05

    Edhe ne të njofim mirrë me zë dhe me figur ;) MOS HARRO. NE NUK HARROJM.

    Përgjigju
  • Hajdut: 05/09/2022 22:46

    Ndaj kemi ngelur pa brisqe rroje i kishe ble te gjitha!

    Përgjigju
  • Mona: 05/09/2022 21:36

    Po pse o IM shkove deri ne Londer. Kot nuk thone se gjuha shkon ku dhemb dhemballa. Je njeriu me i pafytyre i ketij kombi bashke me ate kufomen tjeter. Kerkon ti vesh zjarrin vendit per te ruajtur pasurine e vjedhur por kete radhe nuk ja hedh dot o Like floriri. E ke litarin ne fyt o i paudhe

    Përgjigju
  • Jari: 05/09/2022 21:07

    Po o Like po se e ndrite rrugën e Çepanit po do të shkosh rehat në Londër të shohësh bizneset e tua, Minjerat dhe të shikosh se ça nota marrin në shkollë tre Fëmijët e tu.

    Përgjigju
  • Emigranti Londer: 05/09/2022 20:23

    Po ty te duhet nje rruge Shqiperi-Angli,se ne Londër i ke sarajet ti ,dhe femit e tu,hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!