Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një vizitë në qytetin e Beratit, ndërsa përshëndeti pjesëmarrësit në maratonën e 6-të, e cila nisi në pedonalen e qytetit.
Padyshim që maratona është një sport mjaft kuptimplotë pasi është ndoshta ajo disiplinë sportive që kërkon rezistencë, durim, vizion, forcë dhe besim. U uroj të gjithë pjesëmarrësve suksese në këtë maratonë të Beratit dhe shpresoj që vitin tjetër ta bëj edhe unë këtë maratonë së bashku me ju
Presidenti Meta
Në përfundim të maratonës së Beratit, Presidenti i Republikës dhe drejtuesit vendorë u dhanë kupën dhe medaljet fituesve, duke i përgëzuar ata për suksesin në këtë garë të gjatë e të vështirë sportive, por mjaft domethënëse.