Dita e infermierëve, Meta: Kanë bërë punë heroike! Manastirliu: Angazhimi juaj në fushatën e vaksinimit, në dobi të shëndetit të popullatës

Dita e infermierëve, Meta: Kanë bërë punë heroike! Manastirliu: Angazhimi juaj në fushatën e vaksinimit, në dobi të shëndetit të popullatës

Infermierja e veshur si

Sot është dita ndërkombëtare e infermierëve!

Kjo ditë e shënuar në kalendar është në nder të kontributit të pandalshëm dhe të vyer te infermierëve në shoqëri.

Sot më shumë se kurrë, në kohët covidiane që po jetojmë, teksa infermierët qëndrojnë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19 e çmojmë dhe e vlerësojmë edhe më shumë punën e tyre heroike.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhin e tij falënderues për punën e infermierëve të cilët gjatë pandemisë kanë punuar me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, duke rrezikuar edhe jetën.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shpreh mirënjohjen ndaj tyre për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm.

Meta përmes postimit të tij ka bërë edhe një thirrje duke kërkuar, përmirësimin e kushteve të punës si trajtimin e duhur financiar për infermierët.

Presidenti e ka shoqëruar postimin e tij edhe me një foto kuptimplote!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:23
Sot dita e infermierëve, mjeku Tritan Kalo: Ju jeni krahu i djathtë, shtyllë e fortë

1620851297_18577632643374702496110415376670280854571115n.jpg

Në ditën ndërkombëtare të infermierëve, mjeku Tritan Kalo në një postim në rrjete sociale shkruan se ata janë pa as më të voglin hezitim krahu i djathtë dhe një shtyllë e fortë e ofrimit të përkujdesit ndaj çdo të sëmuri, si në kushtet spitalore po ashtu edhe në mjediset ambulatore.

Kohë kovidiane….12.05.2021…. Dita botërore e infermjereve/infermjerëve….Janë pa as më të voglin hezitim krahu i djathtë i Mantelbardhëve kudo në Botë… Janë baza më e gjërë dhe një shtyllë e fortë e ofrimit të përkujdesit ndaj çdo të sëmuri, si në kushtet spitalore po ashtu edhe në mjediset ambulatore të Shërbimeve Shëndetsore publike dhe private…. Sakrifikojnë  jo pak nga shëndeti i tyre sidomos këto kohë të Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19, kur një  numër jo i vogël i tyre janë sëmurë nga kjo “flamë mbarëbotërore”, ose edhe kanë humbur jetën prej saj…. Jemi të gjithë shumë krenar për JU!!!….Përftoj nga ky postim për t’ju uruar atyre dhe të gjithë Bashkëkombasve të mi edhe Fitër Bajramin, GËZUAR...Together forever”, shkruan ai.

Ora 14:33
Dita Botërore e Infermierëve, Manastirliu: Do të ulim fashën dhe do të zgjerojmë kategoritë e vaksinimit për shërbimet kritike (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të Infermierëve, ka falenderuar infermierët dhe vaksinatorët, duke shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për punën e palodhur në këto muaj të Pandemisë.

Ministrja ka mbërritur në qendrën e vaksinimit për të takuar nga afër infermierët, me një shportë me trëndafila të cila ia shpërndau.

 “Angazhimi juaj në këtë fushatë të vaksinimit masiv, përpos gjithë punës që ju bëni në qendrat shëndetësore, është me të vërtetë një punë e madhe, e rëndësishme në dobi të shëndetit të popullatës. Ndaj unë sot kam kënaqësinë të jem këtu mes jush dhe nëpërmjet jush, dua të falenderoj të gjithë vaksinatorët tanë, kudo në sistemin tonë shëndetësor, në qendra shëndetësore, në pikat e vaksinimit të përqendruar për punën e madhe dhe gjithë sakrificën që ju keni bërë ditëve të javës, pasditeve, ditëve të shtuna, ditëve të diela, për të mundësuar një vaksinim me ritme të larta të popullatës”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se ritmet e vaksinimit do vijojnë të shtohen dhe fasha e moshës do të ulet sërish.

 “Në këto momente, duke qenë dhe përpara sezonit të turizmit, ne do të përpiqemi që, me sasitë e disponoheshme të vaksinave që kemi dhe atyre që presim që të na vijnë, të ecim sa më shpejt me ritme të larta për procesin e madh të vaksinimit, i cili do të vijojë edhe me grupe të tjera, sipas planit të vaksinimit të kombinuar. Pra me grupe të tjera të riskuara në shërbimet kritike, por edhe duke ulur fashën e grupmoshës”, deklaroi Manastirliu.

Duke vlerësuar procesin e vaksinimit me ritme të larta, Manastirliu ka bërë me dije se deri tani janë kryer mbi 622 mijë vaksinime antiCOVID, mes të cilëve 180 mijë qytetarë I kanë kryer të dyja dozat e vaksinës.

Më herët, Ministrja Manastirliu vizitoi Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku vlerësoi punën e stafeve infermierore në këtë qendër terciare dhe në të gjithë Shqipërinë.

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja