Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Lajmin e bën publik vetë Meta, i cili ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook edhe një foto nga takimi i tyre. Meta thotë se ndihet i lumtur për takimin me Macron, si edhe shpreh vlerësimin për marrëdhëniet Shqipëri-Francë.
Shumë i lumtur të takoj Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të shpreh vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve dhe rëndësinë e dinamizmit të tyre e njëkohësisht rolin e tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar.
Ilir Meta, president

Presidenti francez Emmanuel Macron duke shtrënguar duart me presidentin shqiptar, Ilir Meta
Takimi mes Metës dhe Macron është zhvilluar në Paris, aty ku po mbahet një ceremoni për 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ku marrin pjesë liderë nga e gjithë bota.
Komente


Bythen e drreqiit po bredh o lilke. Greku te dhjeu ne bularat e ti bredh nepet bot
Përgjigju