/ATSH/.- Zv/kryeministri dhe minisitri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua sot në Prishtinë me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet për një vizitë në kryeqytetin kosovar me rastin e promovimit të e kulturës dhe produkteve bujqësore shqiptare.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi shkruan se "pata kënaqësinë që të pija kafenë e mëngjesit në Prishtinë me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe të bisedoja me të mbi zhvillimet më të fundit politike në dy vendet tona. Mes të tjerave theksuam vlerën dhe dobinë e madhe e Rrugës së Kombit, që po mundëson vizitat e shpejta dhe të shpeshta në mes miqëve e familjeve dhe kujtuam se sa torturues ishte rrugëtimi vite më parë"
/Shqiptarja.com