Meta në Strasburg, pritet të takojë drejtuesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore

Meta në Strasburg, pritet të takojë drejtuesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore

Foto ilustruese

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mbërritur në Strasburg. Kreu i Shtetit pritet të takohet me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, që njihet edhe si një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Kujtojmë  se pak ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, ky Kongres anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për zgjedhjet lokale.

Kujtojmë se Kongresi i Autoriteteve Vendore i Këshillit të Europës, vendosi të tërhiqej nga misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve për shkak të paqartësisë lidhur me organizmin e tyre.

Selia e kësaj organizate ndërkombëtare, pjesë e së cilës është edhe Voltana Ademi, ndodhet në Francë dhe nuk ka asnjë lidhje institucionale as me Komisionin e BE, as me Këshillin Europian që janë organizmat zyrtare të Bashkimit Europian. 

Pavarësisht tërheqjes së këtij Kongresi , zgjedhjet në Shqipëri u monitoruan nga ndërkombëtarët dhe OSBE/ODHIR, ku raporti i këtyre të fundit deklaroi se zgjedhjet lokale të 30 qershorit ishin legjitime, pavarësisht disa problematikave të krijuara nga bojkoti i opozitës.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin