TIRANË- Në çdo dalje publike, Ilir Meta kujdeset që të japë një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama. Pasi i drejtohet ish bashkëpunëtorit të tij si "bastard dhe vagabond që drejtohet nga të fortët", kryetari i Partisë së Lirisë thekson se shtatori do të jetë përvëlues për të sepse do të bëjë të mundur shembjen e regjimit që sipas tij vetëm vjedh.

Për Metën do të vijë ora e drejtësisë për qeverinë e Edi Ramës. Me tone të ashpra, Meta thotë se nuk i trembet syri që të godasë më të fortin, referuar kreut të qeverisë, ndërsa përdor edhe fjalë të tipit "e këpus në mes" për të treguar se e sfidon. Teksa kujton të shkuarën, kryetari i Partisë së Lirisë që pretendon të sjellë opozitën e fortë në vend, thotë se do t'i japin fund qeverisë Rama, që sipas tij, nuk ka asnjë lidhje me qytetarët e zakonshëm, por i ka lënë ato në harresë. 

“Edhe pse ju duket gushti pak si i nxehtë të jeni të sigurt që shtatori, do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar, për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin dhe qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e zakonshëm. Ora e drejtësisë nuk është e largët, është e afërt", tha Meta.

Pas dokumentit ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, kryetari i Partisë së Lirisë nuk i ka kursyer ironitë për kryeministrin Edi Rama duke i thënë se identiteti i tij është "Ilir Rexhep Metaj", madje duke sjellë edhe të kalurën e tij,  e duke treguar që nga vendi se ku ka bërë çerdhen në Tiranë deri kur u bë deputet. 

“Ka halli si e kam mbiemrin Meta apo Metaj , asnjëherë se kam ndryshuar, as nuk e kam denoncuar babain tim, unë jam Ilir Rexhep Metaj, kam ardhur 1 vjeç në Tiranë, tek çerdhja e Pazari i Ri, 8 vjeçarja te Fan Noli, te Smi Frashëri, pastaj te Ekonomiku dhe deputetllëku”, tha Meta. 

Ndër të tjera i vuri theksin jetesës në Tiranë dhe ndërtimit të pallateve. Sipas tij, është rritur çmimi i apartamenteve për shkak të parave të drogës. Këtë që e cilëson si tirani që do të jetë nën këmbët e popullit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
Meta-Ramës: Unë jam Ilir Rexhep Metaj, se kam ndryshuar asnjëherë

 

Pas dokumentit ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, kryetari i Partisë së Lirisë nuk i ka kursyer ironitë për kryeministrin Edi Rama.

“Ka halli si e kam mbiemrin Meta apo Metaj , asnjëherë se kam ndryshuar, as nuk e kam denoncuar babain tim, unë jam Ilir Rexhep Metaj, kam ardhur 1 vjeç në Tiranë, tek çerdhja e Pazari i Ri, 8 vjeçar ja te Fan Noli, te SAMI Frashëri, pastaj te Ekonomiku”, tha Meta.

Ora 19:37
Meta: Unë i bie më të fortit, e këpus në mes e s’e bëj me porosi! Rama, o bastard

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama, aq sa e ka cilësuar edhe “bastard”.

"Unë i bie më të fortit e i këpus në mes, e Erjoni Kolonjës t’i duket gjigand. Unë i bijë vetë, nuk e bëjë me porosi, me kënaqësinë më të madhe dhe në emër të popullit të Shqipërisë, sakrificave. Bastard, që kujton se mund ta kthejë Shqipërinë në laboratorë  kavjesh”, tha Meta.

Ora 19:31
Premtimi i Metës: Shtatori do të jetë përvëlues! Siç shemba kioskat e të fortëve të Tiranës, do të shemb edhe këtë regjim që vjedh

 

Ilir Meta nuk ka hezituar të japë premtimin e tij para qytetarëve duke thënë se do të rrëzojë regjimin e Edi Ramës që sipas tij vetëm vjedh e mashtron.

“Edhe pse ju duket gushti pak si i nxehtë të jeni të sigurt që shtatori, do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar, për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin dhe qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e zakonshëm.

Premtimi im është që siç shemba në emër të të ardhmes së Tiranës e ligjit, kioskat e të fortëve të Tiranës, dhe tutorëve të Edit, ja dini emrat ju... e bëra në emër të ligjit, të të ardhmes, kështu do të shemb i pari unë, dhe nja 1 milionë qytetarë të Tiranës së bashku këtë kalbësirë, regjim, që vetëm vjedh e mashtron, grabit, tjetërson pronat e qytetarëve përmes falsifikimeve, por edhe do u japim ndëshkimin e merituar, që kurrë në historinë e Tiranës dhe Shqipërisë askush të mos guxoj të mashtroj popullin”, tha Meta.

Ora 19:25
Meta-Ramës: O vagabond! Jemi populli i Vojo Kushit, Avni Rustemit, Mujo Ulqinakun

 

Në një gjumë që i ngjante shumë si President, Ilir Meta sot si kreu i Partisë së Lirisë, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, teksa e akuzon se drejtohet nga “të fortët”.

“Ora e drejtësisë nuk është e largët, është e afërt. Një popull që vendos drejtësi, është fisnike. Ai ka thënë popullit nuk i ngrihet, ai vagabondi... Ne jemi populli  Vojo Kushit, Avni Rustemit, Mujo Ulqinakun...O vagabond, që frymëzohesh nga Escobari, të dhunonin të gjithë të fortit te Tiranës, të vinin pistoletën te gjuri. Këta komandojnë sot prapë. Intelekutalët i ka lënë në kukulla”, tha Meta.

Ora 19:20
Meta: Jetesa në Tiranë është shtrenjtuar! Çmimi i peshkut në Prishtinë më i lirë se këtu edhe pse s’ka det

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se jetesa në Tiranë është shtrenjtuar, duke theksuar se kjo ka ardhur për shkak të qarkullimit të parave të drogës, teksa bëri edhe një krahasim me vendet e rajonit, duke thënë se janë shumë herë më lirë se në vendin tonë.

“Shumë shpejt kjo tirani do jetë nën këmbët tuaja dhe gjithë popullit të lirë të Tiranës sepse Tirana do jetë e para kundër tiranisë së betonit. Tha dikush është pak nxehtë këtu. Normale se gjithë ky beton, i korridoreve ajrore të Tiranës. Shqipëria ka pasur dhe pushtues të përgjegjshëm, nuk ka vetëm pushtues të papërgjegjshëm dhe mizor që e nisën karrierën me 20% në Tiranë dhe tani kanë kaluar me 500-600% në Shqipëri. E nis me 20% në Tiranë me pallatet dhe lejet, tani bën rrugët 5-6 % më shtrenjtë se Serbia dhe 10% më të shtrenjta se BE.

Jetesa në Tiranë më e shtrenjtë se thuajse në çdo kryeqytet europian. Arroganca e policisë së bashkisë si ajo e Himarës. 239 000 gjoba për të mbushur buxhetin, por për pengmarrje... Po ta mbash mirë me patronazhistin mund t'ja hedhësh. Rritja e çmimit të apartamenteve u  shti si sukses, është suksesi i parave të pista, drogës...

Çmimet e konsumit 21.6% më shumë se Shkup, qiraja 52.6% më të larta se në Shkup. Ushqimet, 10.04% më lartë se Shkupi. Pagat Shkup shumë herë më lartë se TR. 45.76% qeraja e konsumi më e lartë se Prishtinë. Çmimi i peshkut në Prishtinë është më i lirë se në Tiranë, edhe pse s’kanë det ata në Prishtinë, e marrin këtu”, tha Meta.