Nga Cërriku, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 76-vjetorit të themelimit të Batalionit partizan “Dumrea”, presidenti Ilir Meta tha se është koha për të shtuar përpjekjet dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin për të nderuar sakrificat e heronjve por edhe për të mirën e vendit.

“Tani është koha për të shtuar përpjekjet dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin, që jo vetëm të nderojmë sakrificat e heronjve tanë dhe të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, por edhe njëkohësisht të bëjmë më të mirën për vendin tonë, për integrimin europian të tij, në mënyrë që fëmijët e Cërrikut, fëmijët e Elbasanit, fëmijët e të gjithë Shqipërisë të rriten jo vetëm me mirënjohjen për të parët e tyre, por njëkohësisht edhe me ndjenjat patriotike, me dashurinë, për të bërë më të mirën për Atdheun tonë, pikërisht këtu në Cërrik, në Elbasan dhe në Shqipëri", u  shpreh Meta.

Presidenti i Republikës vizitoi më tej edhe panairin e organizuar Bashkia në qendër të qytetit të Cërrikut, me sipërmarrje që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në atë qytet.