Pas përplasjes me Yuri Kim, Meta nga Fieri: Marrëdhëniet e mia me SHBA-në janë të shkëlqyera

Presidenti Ilir Meta nga qyteti i Fierit ka komentuar sërish procesin zgjedhor në vend, ku ka nënvizuar se po ecën shumë mirë dhe qe zgjedhjet janë të mrekullueshme. I pyetur nga gazetarët në lidhje me përplasjen me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, Meta tha se marrëdhëniet e tij me SHBA-në janë të shkëlqyera dhe ashtu do të vijojnë. Më tej Meta u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të marrin pjesë në votime.

‘Përshëndes qytetarët e Fierit për pjesëmarrjen dhe për ecurinë e ditës së sotme në Fier. Për fat të mirë kjo po ndodh kudo në të gjithë vendin dhe kjo është një nga ditët më të mrekullueshme për vendin tonë dhe është një ditë ku të gjithë shqiptarët të tregojnë besimin që kanë te demokracia dhe të japin kontributin e tyre dhe njëkohësisht kanë treguar mirëkuptim dhe respekt. Me këtë rast i ftoj të gjithë qytetarët jo vetëm ata që nuk kanë votuar, por dhe ata që s’kanë patur mundësinë të votojnë, të rikthehen dhe të votojnë të lirë.

Ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat të tregojnë se Shqipëria është e tyre dhe ka nevojë për votën e tyre dhe optimizmin e tyre. Jam i sigurt se mbarëvajtja do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm për integrimin e Shqipërisë në BE për rikthimin e normalitetit të institucioneve pa u lodhur dhe pa i dhënë peshën e duhur incidenteve.

Për të gjithë mediat iu them që të vazhdojnë këtë raportim. Unë besoj dhe jam optimist që njerëzit do të rikthehen në kutitë e votimit dhe besoj që shqiptarët do e kuptojnë përgjegjësinë për të ardhmen e vendit dhe nuk do të mungojnë në kutitë e votimit.

Është momenti për të rivendosur llogaridhënien në të gjithë vendin dhe kjo realizohet përmes votës. Hetimi i krimeve zgjedhor në orët e në vijim do të vijojë. Marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera dhe do të jenë më të mirat. Ftoj shqiptarët që të votojnë dhe të zgjedhin kandidatin që kanë më shumë besim që do ti mbrojë interesin e tyre.

Zgjedhjet ishin të mrekullueshme. Kudo procesi po ecën shumë mirë. Në Tiranë ishte një pjesëmarrje fantastike. Tregon që jemi një popull shumë i përgjegjshëm për votën. E rëndësishme është që gjithë populli i Shqipërisë të shkojë drejt qendrave të votimit. Ta presin me qetësi rezultatin, është një moment historik. Mos të harrojmë se sa e rëndësishme është për të gjithë shqiptarët performanca e Shqipërisë.’- tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta: Sondazhet kanë prapavijë partiake, ju do të argëtoheni me to në fund të procesit


M.Q.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël