Meta: Sondazhet kanë prapavijë partiake, ju do të argëtoheni me to në fund të procesit

Meta: Sondazhet kanë prapavijë partiake, ju do të argëtoheni me to në fund të procesit

Presidenti ilir Meta

Sikurse kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta zbriti sot në terren, ku vwzhgoi nga afër mbarëvajtjen e procesit të votimit në qytete të ndryshme të vendit. Fillimisht ka qenë në Elbasan, duke e zgjedhur këtë qark të parin pas ngjarjeve të ditëve të fundit që u regjistruan në këtë qytet, ku u vra Pjerin Xhuvani nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit, Arbër Paplekaj. Nga Elbasani Meta paralajmëroi Policinë dhe Prokurorinë se do të mbajnë "përgjegjësi të jashtëzakonshme" në rast se do të ketë ndodhë ndonjë incident, duke bërë thirrje që të rritet gatishmëria. 

Më pas Meta është ndalur në Durrës dhe në Vorë, ndërsa u shpreh se qytetarët duhet të shprehin të lirë vullnetin e tyre dhe të votojnë në mënyrë demokratike. Nga Shijaku, Meta ka përcjellë dhe një mesazh të drejtpërdrejtë për BE duke thënë se procesi i votimit vijon i qetë, transparent ndërsa palët janë në harmoni me njëri tjetrin. Duke bërë thirrje që procesi të vijojë në këtë mënyrë, Meta tha se Shqipëria është një vend me orientin 100% europian dhe këtë do ta dëshmojë në këto zgjedhje. Ndërkohë edhe nga qyteti i Fierit, presidenti Meta tha se këto zgjedhje ishin të mrekullueshme dhe treguan se ne jemi një popull i përgjegjshëm. Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit. Meta shkruan që qytetarët të mos ndikohen nga sondazhet, pasi do të qeshin të gjithë pas daljes së rezultatit.

Si duket kreu i shtetit ka ndryshuar 100% sjellje krahasuar me ditët e fundit ku bënte thirrje për marrje sfurqesh dhe sëpatash nëse cënohet vota. Ky ndryshim sjelljeje ka ardhur pas përplasjes së ashpër me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, të cilën e akuzoi se po mbështeste Ramën dhe se po ndërhynte në punët e brendshme të vendit. Por fillimisht ishte ambasadorja ajo që i tërhoqi veshin duke i thënë që të përmbahet me deklaratat që bën, me të cilat po nxiste dhunë. Nga Fieri Meta tha se marrëdhëniet e tij me SHBA-në janë të shkëlqyeshme dhe ashtu do të vijojnë. 

Edhe dje Meta ka shkelur heshtjen zgjedhore dhe ka dhënë deklarata politike nga Presidenca, duke thënë se ka besim te të gjithë qytetarët e Shqipërisë se do të tregojnë se janë patriotë dhe e duan vendin  e tyre në ditën e votimit. Madje Presidenti tha se do të jetë në detyrë për të garantuar ndërrimin e pushtetit, duke apeluar për votën në njërin krah politik.

Në mëngjes Meta me anë të një fotoje në rrjete sociale, e cilësoi ditën e sotme si një ditë të mrekullueshme dhe ditën e sovranit.

“Drejt zyrës në krye të Detyrës! Ditë e mrekullueshme sot. Dita e SOVRANIT”, ishte ky postimi i parë i Metës i bërë përpara se të niste procesi i votimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:17
Kryemadhi nxori rezultatin, Meta: Sondazhet kanë prapavijë partiake, ju do të argëtoheni me to në fund të procesit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish duke nënvizuar që tashmë është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve. Ndërkohë që Kryemadhi tha se opozita e bashkuar fiton deri në 90 mandate, Meta bën thotë se sondazhet kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit.

‘Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi. Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve. Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!

Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet! Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit. Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju!  Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim’- tha Meta.

 

Ora 19:27
Përfundon procesi votimit, Meta: Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit. Meta shkruan që qytetarët të mos ndikohen nga sondazhet, pasi do të qeshin të gjithë.

‘Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar! Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe. Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.

Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë. Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve.’- tha Meta.

Ora 18:26
Meta nga Vlora: E rëndësishme për mua është që të fitojë Shqipëria, prokuroria të hetoj çdo krim zgjedhor

Presidenti Ilir Meta nga Vlora u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë masivisht në zgjedhje, Meta nënvizoi po ashtu në fajlën e të tij që e rëndësishme në këtë proces zgjedhor është që të fitojë Shqipëria. Po ashtu Meta shtoi se policia dhe prokuroria duhet të hetojnë dhe zbardhin çdo krim zgjedhor.

‘Më e rëndësishme është bashkëjetesa demokratike sesa rezultati i këtij procesi. Mos harroni se gjithë Europa i ka sytë nga procesi i sotëm. Të bëjmë të gjitha përpjekjet që mos ti zhgënjejmë sot dhe të nisim një epokë të re.Vlora në një moment historik si ky do të thotë fjalën e saj. Unë jam këtu për shkak të rëndësisë që ka integriteti i procesit në këtë gjithë vendin. Prokuroria dhe policia të hetojnë çdo krim zgjedhor që mund të ketë ndodhur dhe mund të ndodhë. Për mua e rëndësishme është që të fitojë Shqipëria, me pjesëmarrje sa më të lartë dhe me mbarvajten e këtij procesi.’- tha Meta.

Ora 17:06
Pas përplasjes me Yuri Kim, Meta nga Fieri: Marrëdhëniet e mia me SHBA-në janë të shkëlqyera

Presidenti Ilir Meta nga qyteti i Fierit ka komentuar sërish procesin zgjedhor në vend, ku ka nënvizuar se po ecën shumë mirë dhe qe zgjedhjet janë të mrekullueshme. I pyetur nga gazetarët në lidhje me përplasjen me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, Meta tha se marrëdhëniet e tij me SHBA-në janë të shkëlqyera dhe ashtu do të vijojnë. Më tej Meta u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të marrin pjesë në votime.

‘Përshëndes qytetarët e Fierit për pjesëmarrjen dhe për ecurinë e ditës së sotme në Fier. Për fat të mirë kjo po ndodh kudo në të gjithë vendin dhe kjo është një nga ditët më të mrekullueshme për vendin tonë dhe është një ditë ku të gjithë shqiptarët të tregojnë besimin që kanë te demokracia dhe të japin kontributin e tyre dhe njëkohësisht kanë treguar mirëkuptim dhe respekt. Me këtë rast i ftoj të gjithë qytetarët jo vetëm ata që nuk kanë votuar, por dhe ata që s’kanë patur mundësinë të votojnë, të rikthehen dhe të votojnë të lirë.

Ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat të tregojnë se Shqipëria është e tyre dhe ka nevojë për votën e tyre dhe optimizmin e tyre. Jam i sigurt se mbarëvajtja do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm për integrimin e Shqipërisë në BE për rikthimin e normalitetit të institucioneve pa u lodhur dhe pa i dhënë peshën e duhur incidenteve.

Për të gjithë mediat iu them që të vazhdojnë këtë raportim. Unë besoj dhe jam optimist që njerëzit do të rikthehen në kutitë e votimit dhe besoj që shqiptarët do e kuptojnë përgjegjësinë për të ardhmen e vendit dhe nuk do të mungojnë në kutitë e votimit.

Është momenti për të rivendosur llogaridhënien në të gjithë vendin dhe kjo realizohet përmes votës. Hetimi i krimeve zgjedhor në orët e në vijim do të vijojë. Marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera dhe do të jenë më të mirat. Ftoj shqiptarët që të votojnë dhe të zgjedhin kandidatin që kanë më shumë besim që do ti mbrojë interesin e tyre.

Zgjedhjet ishin të mrekullueshme. Kudo procesi po ecën shumë mirë. Në Tiranë ishte një pjesëmarrje fantastike. Tregon që jemi një popull shumë i përgjegjshëm për votën. E rëndësishme është që gjithë populli i Shqipërisë të shkojë drejt qendrave të votimit. Ta presin me qetësi rezultatin, është një moment historik. Mos të harrojmë se sa e rëndësishme është për të gjithë shqiptarët performanca e Shqipërisë.’- tha Meta.

Ora 12:18
Meta mesazh BE nga Shijaku: Pjesëmarrje e lartë në votime, votime me transparencë dhe harmoni! Jemi një popull me orientim 100% europian, gati për negociatat

Pas vizitës në Elbasan, presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur në Shijak. Nga Shijaku bëri thirrje që procesi i zgjedhjeve të jetë i qetë dhe i lirë, ndërsa i bëri apel qytetarë të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Ndërkaq Meta i  ka përcjellë dhe një mesazh BE duke thënë se procesi vijon me transparencë dhe i qetë. Sipas Metës ne jemi një vend me orientim 100% europian.

“Ky është popull me tradita dhe duhet të jetë model në këto zgjedhje. Ftoj të gjithë qytetarët e Shijakut të ruajnë qetësinë dhe të votojnë në mënyrë demokratike”, tha Meta ndërsa theksoi se do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët.

Është kënaqësi që të jem këtu në Bashkinë e Shijakut. Erddha sepse u njoftova sepse kishte probleme në qendrën e votimit të karakterit teknik. Por 2 këshilltarët e mi, këshlltari për sigurinë kombëtare Spiro Koçi dhe këshilltari diplomatik Genc Muça më sqaruan se çdo gjë është normalizuar dhe procesi po ecën në mënyrë të mrekullueshme , qytetarët do të votojnë të lirë, për çdo shqetësim qytetarët e mi do të jenë këtu por edhe vëmendja e ndërkombëtarëve është këtu.

Për ato arsye që e dimë nga zgjedhjet e kaluara, jam besimplotë se Shijaku do shkëlqejë dhe Shijaku do nxjerrë në pah të në këto zgjedhje  vlerat e veta ato të qytetarisë. Bashkëjetesës demokratike edhe të dashurisë për shijakun.I vetmi problem është se ka rradhë të gjata dhe pjesëmarrje të lartë që nuk është problem  përkundrazi të vazhdojë tërë ditës sepse askush nuk duhet të mungojë në këtë festë të demokracisë. I ftoj të gjithë forcat politike, kandidatët dhe mbi të gjitha të gjithë administruesit të këtij procesi të vazhdojnë sepse kjo ditë që nisi mrekullueshëm duhet të vazhdojë kështu me dritë transparencë harmoni dhe respekt të ndërsjellë. Nga një mbarëvajtje e tillë fiton e gjithë Shqipëria  shqiptarët dhe i japim mesazh të fortë BE se jemi gati për të çelur negociatat jemi gati për të fituar kohën e humbur se jemi një popull me orientim 100% europian”.

Ora 10:18
Meta nga Elbasani, paralajmëron policinë dhe prokurorinë: Të rritet gatishmëria, përgjegjësia do të jetë e jashtëzakonshme nëse ndodh ndonjë incident (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta është sot i pranishëm në Elbasan ku po vëzhgon nga afër procesin e votimit, nga ku ka paralajmëruar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë se do të mbajnë përgjegjësi "të jashtëzakonshme" në rast se do të regjistrohet ndonjë incident.

"Barazia e votës na garanton paqen sot dhe për 100 vite të vijnë. Presidenti është garanti i mbrojtjes së Kushtetutës kështu që Presidenti përqafon qytetarët që kanë votuar deri më tani, i fton të gjithë të votojnë për alternativën që ata duan të lirë, jashtë çdo presioni. Jam shpresëplotë që pjesëmarrja do të jetë historike. Për hetimin e ngjarjes tragjike do merrem personalisht në ditë që vijnë. Ftoj Policinë e Elbasanit që të ndalojë personat e përfshirë në atë ngjarje dhe ndërkohë të rritet gatishmëria për çdo veprim që do dëmtonte atmosferën sot sepse përgjegjësia do të jetë e jashtëzakonshme sidomos për Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë nëse ndodh ndonjë incident. Kam marrë sigurinë nga Gazment Bardhi që do të bëjë më të mirën për mbarëvajtjen e këtij procesi. Ftoj qytetarët e Elbasanit që të shkojnë te kutia e votimit dhe të votojnë të lirë jashtë çdo presioni që mund t'i jetë bërë deri dje", tha Meta.

 

Ora 10:10
Meta zbret në terren, shkon në Elbasan për të ndjekur procesin e votimit

Presidenti Ilir Meta ka shkuar në Elbasan ku po ndjek nga afër procesin e votimit. Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar edhe më parë, por ndonëse kishte thënë se do të jetë në Vlorë ditën e zgjedhjeveë, ka ndryshuar destinacion. Mendohet se ka zgjedhur pikërisht Elbasanin për shkak  të ngjarjeve të ndodhura së fundmi, ku u vra Pjerin Xhuvani nga shoqëruesi i Gamend Bardhit Arbër Paplekaj.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/04/2021 01:25

    Lajme nga kampi presidencial i votimit:shqipot votuan,por po numerohen votat akoma;deshmoret votuan PS,pavaresisht dekoratave te Metes,Zogu ishte i dyzuar ne fillim mes PL dhe PD,por kur morri vesh si votoi Berisha per kthimin e familjes se tij,ne fund zgjodhi PL,pavaresisht se kandidatet linin per te deshiruar;Enver Hoxha donte te votonte per PK,por ku pa sa i vendosur qe Meta ne luften kunder imperialisteve amerikane,vota e tij shkoi per LSI;Mithat Frasheri vendosi te votonte Ballin,pasi priti me kot nje dekorate nga Meta,por nuk deshi te votoje as Ramen,megjithese ai e risolli ne Shqiperi,por merite e vjetra te paharruara ishin akoma mes tyre;i vetmi qe mbeti pa votuar, eshte Esat Pashe Toptani.Ai u zhgenjye shume se Meta,as nuk i dha ndonje dekorate,as nuk i riktheu shtetesine dhe bllokoi voten e emigranteve.Ai ka vendosur qe ne te ardhmen, te votoje me poste per Serbine se bashku me serbet e tjere me te cilet ndan te njejten lagje ne Paris.

    Përgjigju
  • Emigranti usa: 25/04/2021 19:32

    me ty dhe kucedren tende ne pranga shqiperia e lire dhe drejt europes

    Përgjigju
    • Ehuuu: 25/04/2021 23:09

      Me kete popull qe kemi ne keta rrine ne pushtet 100 vjet. Nuk e shikon si kan votuar.

  • Mondi: 25/04/2021 19:17

    Je nje rradace per te lare dyshemene shkelqesia jote president leshi pa nivel qe do te thote pa integritet,frikacak Zhduku nga skena

    Përgjigju
  • dibran: 25/04/2021 17:32

    Hahahhahahahh.... I kane vene perpara letren qe te lexoje ndjesen..... Tamam si Muzat Mziu!!!!!! Edhe njerezit me te ndyre jane 24 karat te paster po ti krahasosh me keto ndyresira!!!!

    Përgjigju
  • Pjeter: 25/04/2021 17:05

    Patjeter Like,po ty te ha timoni nje çike andej nga Rusia, si do ja bejme?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes