Pas vizitës me atin e shenjtë në selinë e tij në Vatikan, presidenti Ilir Meta ka takuar edhe sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Paroli.
Një nga temat kryesore gjatë takimit kanë qënë zhvillimet në rajonin e Ballkanit.
Në fjalën e tij Meta është shprehur se rajoni ka nevojë për më shuëm bashkëpunim duke shprehur edhe njëherë mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Rajoni ka nevojë për më shumë bashkëpunim, mirëkuptim dhe harmoni. Mbështes vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Të gjithë mirëpresin një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Zbatimi i një marrëveshjeje Kosovë-Serbi do të normalizonte marrëdhëniet mes dy vendeve dhe do tw hidhte themelet e një paqeje, stabiliteti e sigurie në nivel rajonal. Marrëveshja Kosovë-Serbi ndihmon të ardhmen evropiane të tyre dhe të të gjithë rajonit. Të angazhohemi më shumë për forcimin e bashkëpunimit ndëretnik dhe ndërfetar në rajon Shqipëria u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë.
Ilir Meta, president
Më tej, Meta ka cekur edhe mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë Kishës Katolike dhe besimtarëve katolikë.
Vlerësoj ndihmesën e jashtëzakonshëm që Selia e Shenjtë i ka dhënë Kishës katolike dhe besimtarëve katolikë shqiptarë. Të privilegjuar që në themel të historisë së lashtë të marrëdhënieve tona qëndrojnë personalitete që u përkasin gjithë njerëzimit. Papa Klementi XI, Skënderbeu, Shën Tereza, Kardinali Ernest Troshani, 38 klerikët katolikë shqiptarë të lumturuar, pjesë e historisë sonë. Këto personalitete, dëshmi e pakundërshtueshme e përkatësisë dhe vokacionit evropian të popullit shqiptar. Bashkëjetesa e shkëlqyer fetare në Shqipëri, thesar kombëtar, shembull i vyer në nivel rajonal e global. Falënderoj Atin e Shenjtë për vlerësimin e veçantë ndaj këtij thesari kombëtar. Bota sot ka nevojë për mesazhe të tilla bashkëjetese dhe harmonie.
Ilir Meta, president