TIRANË-Një ditë pasi presidenti Ilir Meta refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, vetë ASH ka reaguar me një deklaratë zyrtare ku thotë se do të mbledhë asamblenë e saj për t'i kërkuar kreut të shtetit të shqyrtojë edhe njëherë këtë vendim.
Akademia e Shkencave e quan të pavlefshëm aktin e presidentit, të konsideruar në kundërshtim me ligjin. Ajo hedh poshtë pretendimet e ngritura nga presidenti se Gjinushi nuk ka bërë publike tërheqjen nga drejtimi i Partisë Social Demokrate gjatë kohës që kandidonte për postin e kreut të Akademisë së Shkencave.
ASH shprehet se ka konstatuar se është krijuar një ngërç juridik duke qenë se nga njëra anë kemi një kryetar të zgjedhur nga asambleja me vendim të formës së prerë i cili ende nuk është emëruar.
Skënder Gjinushi u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave me 35 vota pro dhe 6 kundër. Ai garoi i vetëm në këto zgjedhje.
I ftuar në studion e Repolitix mbrëmjen e djeshme, Gjinushi e quajti vendimin e Metës hakmarrje të këtij të fundit. dikur aleat dhe sot në postin e kreut të shtetit.
Njoftimi i plotë i ASH
Këshilli Ekzekutiv pasi u njoh me dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11223 daë 11.07.2019 konstatoi:
Pavlefshmërinë absolute të këtij dekreti si akt i dalë në kundërshtim flagrant me ligjin; mungesën e çdo mjeti ligjor me ligjin e ASH për të vepruar pas një refuzim emërimi; ngërçin juridik të krijuar midis faktit se kemi një Kryetar të zgjedhur nga Asambleja e ASH me një vendim të formës së prerë, pra të pacenueshëm e ndërkohë të paemëruar; faktin se pengesa e vetme për emërimin e kryetarit të zgjedhur, sipas arsyetimit të dekretit është mos bërja efektive e dorëheqjes para kandidimit më datë 24.05.2019 çka nuk është e vërtetë.
Vendosi të mbledhë Asamblenë e ASH, për të shqyrtuar e miratuar propozimin e Këshillit Ekzekutiv për t'i kërkuar Presidentit të Republikës rikonsiderimin e emërimit të Kryetarit të zgjedhur nga ajo Asamble më datë 24/05/2019.
Njoftimi i Akademisë së Shkencave
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Dita e Alfabetit, prezantohet Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe! Vepra përmban 103 000 fjalë dhe 10 000 njësi frazeologjike! Fjalori me 120 mijë njësi, gati 3-fish më i madh se ai i 1980-s
22 Nëntor, 13:31
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Apeli i GJKKO-së s'e nxorri nga burgu, i sekuestruan vilat, Meta udhëzon nga qelia Partinë e Lirisë: Nisni protesta periodike kundër SPAK
20 Nëntor, 17:44
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34
-
Konferenca/ Si luftuan bektashinjtë për çlirimin e vendit? Baba Mondi: Teqetë bektashiane, vatër e çlirimit të adheut! Historiani: Rreth 6 mijë bektashianë morën pjesë në LANÇ
19 Nëntor, 14:47
-
Zbardhet mbrojtja e Ilir Metës përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit: Kërkoj lirinë, shumica e pronave dhe e llogarive bankare të Monikës! S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas e ish-vjehrrës
19 Nëntor, 12:42
-
Dosjet 'e nxehta'/ Adriatik Doçi: Meta është vizatuar si koka e korrupsionit, Kryemadhi merimanga! Përdorën biznesmenë si bankomat
18 Nëntor, 19:56
-
Apeli i GJKKO vendos nesër për Metën, Presidenti i PL-së apel nga burgu: Persona të paautorizuar po organizojnë protestë, distancohuni
18 Nëntor, 14:06
Zgjedhja e Gjinushit ka problem vertet sepse ligji parashikon: «Statusi i anëtarit të rregullt, (siç ishte Gjinushi)………, përfundon kur anëtari: shiko pika c)zgjidhet apo emërohet në funksione drejtuese në parti politike apo organe kushtetuese. DMTH GJINUSHI NUK ISHTE FARE ANETAR ? AI NUK DUHEJ TE PROPOZOHEJ DHE AS TE ZGJIDHEJ ! Meta kesaj radhe ka te drejte ! Mjaft me me konfliktet e interesit. Te zbatohet kudo ligji dhe vetem ligji ! !
PërgjigjuHa ha ha ha CDO VENDIM QE THOTE RAMA ESHTE I VLEFSHEM DHE CDO VENDIMARRJE E PRESIDENTIT MBI BAZEN EKUSHTETUTES QUHET E PA VLEFSHME HAJDE DIKTAYRE HAJDE
Përgjigju