E rrëzoi se drejtonte PSD-në/ Gjinushi-Metës: Ti ishe kryetar i LSI-së kur u zgjodhe President, Akademia do të ribëjë kërkesën për emërim

TIRANE-Presidenti Ilir Meta sot refuzoi që të dekretonte Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave pas zgjedhjes pak javë më parë. Një ndër argumentet e Presidentit për rrëzimin e Gjinushit ishte se njëherazi mbante postin drejtues të Partisë Social-Demokrate. Por, i ftuar emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv, Skënder Gjinushi e sulmoi Metën pikërisht me argumentin që ai e rrëzoi duke i kujtuar zgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit.  Ish-kreu i PSD-së, tha se Meta bëri fushatë deri ditën e fundit, pavarësisht se ishte zgjedhur President një muaj përpara, ndërsa sqaroi dorëheqjen e tij. 

"Arsyetimi i tij është i falsifikuar. Kur është dhënë dorëheqja dhe kur ka qenë me vlerë, pasi nëse nuk ke dhënë dorëheqjen para kandidimit quhet pa vlerë kandidimi. Ai thotë se refuzon se këshilli i PSD-së ka marrë pranimin për kërkesën për dorëheqjen në 31 maj, por është e pavërtetë, pasi dorëheqja merr vlerën ditën kur e shpall unë dhe nuk e vendos këshilli.

Dhe këshillit nuk i është kërkuar që të miratojë dorëheqjen, por është njoftuar. Dorëheqja është në 15.05.2019, jo në 31 maj (Zgjedhjet u bënë në 24 Maj). Citimi i këshillit është i falsifikuar. Shko pyet në gjykatë kur është dhënë dorëheqja nga Skënder Gjinushi. Në 15.05.2019 e parevokueshme, ndërsa në 31 është zëvendësuar. Dorëheqja është personale.

Po ky president që sot pikërisht risheh kur u dha dorëheqja, kur hyri në fuqi, po lexoj fjalimin e tij kur u bë President, 'pas konsultimeve me këshilltarët juridikë, edhe pse detyrimet e mia fillojnë pas betimit si president, atëherë në 24 korrik, po zgjedhja u bë në 24 qershor, deri atëherë mund të vijoj me angazhimet e mia politike, institucionale, thotë ky, kur Kushtetuta e ndalon rreptësisht të kryejë cdo funksion kur zgjidhesh President.

Edhe thotë të jem kryetar i Kuvendit... Tani thotë tjetrën, edhe pse do të vijoj të jem kryetar i LSI-së deri në 23 korrik.  Pra është zgjedhur President pa dhënë dorëheqjen si kryetar i LSI-së, kur Kushtetuta nuk të lejon as anëtar, ka ndenjur një muaj dhe çregjistrimin e bëri vetëm para betimit. Me këtë logjikë,  Presidenti duhet të pranojë pavlefshmërinë e zgjedhjes së tij dhe mbase lehtëson procedurat e shkarkimit të tij. Ai ka bërë fushatë deri në ditën e fundit" tha Gjinushi.

Skënder Gjinushi u shpreh se procesi zgjedhor ishte i rregullt dhe se pavarësisht hetimit administrativ që kishte bërë Presidenti nuk ka asnjë shkelje, pasi nuk ka pasur ankim. Në situatën aktuale, që është krijuar, ai deklaroi se nuk do të heqë dorë, ndërsa Akademia e Shkencave do të ribëjë kërkesën për emërim pas asaj që Gjinushi e cilësoi si hakmarrje të ish-aleatit të tij vite më parë në politikë, teksa tregoi edhe bisedat dhe mesazhet që i kishte dërguar në javët e fundit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Meta drejt shkarkimit/ Gjinushi: Emërimin do ta bëjë ose ky President ose një tjetër, po ta dija kështu...

1562964545_1562963345Sequence0100010217Still019.jpg
Në kushtet kur shumica ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit, Skënder Gjinushi deklaroi se dekretin për emërimin e tij nëse Meta nuk e firmos pasi kërkesa të ribëhet, do ta bëjë një President tjetër.

"Një nga arsyet që ika nga politika është që kam qenë kundërshtar të shkeljeve të rëndë kushtetuese. Jam përplasur edhe me aleatët. Kam një parim, me themelet nuk luhet se të zë brenda.

Zgjedhjet janë themelet, edhe loja e 1996 edhe deformimet e herëpashershme kanë bërë që tranzicioni të zgjasë. Nuk jam i parimit që hapi rrugë të paudhit, jam kundër krijimit të precedentëve. Kur dikush merr një akt të paligjshëm nuk luftohet me mjete të ligjshme.

Zgjedhjet janë të vlefshme, cfarë të anikmoj? Ai nuk ka gjetur mjetet për të zhbërë zgjedhjet. Tani është i detyruar Presidenti kushdo qoftë të bëjë dekretimin.

Po ta dija që do të ndërhynte politika do të mbaja qëndrim tjetër, nuk do ua jepja këtë kënaqësi, por për të mbrojtur institucionin...demaskimi do qe më i rëndë po mos kisha qenë vetë në valle" përfundoi ai.

Ora 22:14
'Refuzimi si anulimi i 30 Qershorit'/ Gjinushi ironi me Metën: Pe ndonjë të trembur?

Skënder Gjinushi vendimin e Presidentit për të mos e emëruar e krahason me atë që bëri me 30 Qershorin për të zhdekretuar zgjedhjet, ndërsa ironizon kreun e shtetit duke i kujtuar akuzat që tha për anëtarët e Kolegjit pasi e rrëzuan, teksa u shpreh se 'ishin të trembur, pasi dukeshin nga fotoja' (lexo ketu).

"Unë jam zgjedhur me një proces legjitim. Patë ndonjë të trembur atje? Ndonjë të blerë? Shkeljet janë identike me 30 Qershorin, por këtu kemi të bëjë me një institucion të pavarur. Akademia ka dy vite pa kryetar, por fitoi disa gjëra. Meta është i detyruar të bëjë emërimin. Nëse nuk e bën ai do ta bëjë një tjetër. Me të keqen luftohet deri në fund. Ai nuk shpall dot pavlefshmëri të zgjedhjeve" tha ai. 

Ora 22:07
Gjinushi gjen zgjidhjen pasi e rrëzoi Meta: Akademia e Shkencave do të më propozojë sërish

Skënder Gjinushi u shpreh se pasi Meta e rrëzoi, Akademia e Shkencave do të ribëjë sërish kërkesën për emërimin e tij, pasi nuk ka rrugë tjetër për zgjidhjen. "Akademia do të shprehë patjetër atë që procesi vetë është legjitim duke rikërkuar që të bëhet emërimi. Kjo është një gjë që mund dhe duhet ta bëjë dhe nuk është ligjore, por është shumë logjike për të rikonfirmuar, pasi është institucioni që ka bërë zgjedhjet. Akademia rishpreh atë që është legjitime, zgjedhjet janë bërë në mënyrë legjitime. Politika e mbrapsht nuk do të cajë më që të ndërhyrë në aktivitetin e akademisë. Kam bërë një betim; kam ardhur këtu për të akademizuar politikën dhe jo politizuar akademinë" tha ai.

Ora 22:03
Meta nuk e dekretoi, a do të shkojë në zyrë? Gjinushi: Nuk dua rrogë fare

Kreu i shtetit nuk e emëroi Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave, por çfarë do të bëjë tani ish-kreu i PSD-së, a do të shkojë në zyrë?

"Nuk kam vajtur se pres emërimin. Emërimi ka të bëj me rrogë, por unë nuk kam ndërmend që të marr rrogë. Do të vijoj që të paguhem si ish-kryetar Kuvendi. Paga është më e lartë, por nuk kam shkuar për atë punë. Unë kam një vit e ca atje që merrem me reformën.

Ai ka dalë nga binari ligjor. Nuk e ka kompetencë Presidenti shqyrtimin e legjitimitetit të zgjedhjeve. Nuk ndërmerret hetim administrativ nga një organ që nuk e parashikon ligji. Gjërat bëhen ose në hakmarrje të verbuar ose situatë dëshpëruese.

Patjetër që këtu ka edhe personale. Por nuk ka treguar fare kujdes me dorëheqjen e vet, pasi ka ushtruar edhe funksionin si kryetar pasi u bë president. Ai vendos vetë për vete, ndërsa për dorëheqjen time vendosin këshilltarët e Ilir Metës. Ai ka bërë fushatë deri në ditën e fundit. Është i falsifikuar, pasi është për në prokurori" tha ai.  

Ora 21:36
'Ilir floriri dhe takimi me Ramiz Alinë'/ Gjinushi: Meta më njeh mirë, besa besë, e di se kush jam

Skënder Gjinushi rrëfeu takimin e parë me Ilir Metën sot President. Ai kujtoi vitet '90 kur ishte ministër i Arsimit dhe pas kërkesës së tyre shkoi me studentët për të takuar Ramiz Alinë.

"Ilir floriri nuk e kam thënë unë. Në vitin  dy mijë e një cikë, kemi qenë në parlament dhe pasi ka diskutuar Meta kundër projektit të buxhetit të Berishës dhe Berisha tha "ti Ilir floriri. Është thënë në Kuvend në një rrethanë të tillë. Sikur e kishte ai, bëri këtë replikë. Kur u drejtua nga PSD-ja nuk tha gjë për mua". Jo vetëm Meta, se me këta ne njihemi që në '90...

Vetëm Meta e ka thënë njëherë të vërtetën dhe uroj... 'edhe në takimin te Ramiz Alia. Ky është takimi i parë me Metën. Kam vajtur se e kërkuan studentët dhe shkova në autobus me ata se një ditë para Azem Hajdari tha se kemi frikë të shkojmë vetë. Më tha 'ti e njeh sigurimin e shtetit'. I thashë po vij unë me ju në besë. Ishte edhe Lisen Bashkurti. Këta si Berisha, Nano apo Meta e dinë se nuk varem nga kurrëkush" tha ai.

Ora 21:23
E refuzoi, Gjinushi mesazh Presidentit: Ilir, leri lojërat...kam dy fjalë

Skënder Gjinushi u shpreh se marrëdhëniet me Ilir Metën kanë qenë korrekte nga vitet '90 dhe deri në ditët e sotme. Kryetar i zgjedhur i ASH-së, por që u rrëzua nga Presidenti, kishte një mesazh drejtuar Ilir Metës.

"Cështje personale? Sesa e ka personale apo politiko-personale e di ai që e ka marrë. Por nuk mendoja që për cdo lloj motivi të arrite që të deformonte në këtë shkallë rolin e presidentit. Njeriu mund të mos ta ketë ligjshmërinë, mund të jetë mësuar me pragmatismzat dhe kulisat partiake, por kur merr një funksion duhet të dijë rëndësinë. Të abuzosh apo të tregosh papërgjegjshmëri me një kompetencë të tillë është serioze për gjendjen e atij që deformon në këtë masë shtetin ligjor.

Kemi kaluar shumë ulje ngritje, por unë cfarë kam pasur me Ilirin, vetëm gjëra ballas, por nuk kam marrë pjesë në asnjë lloj loje, prapaskene dhe asnjë veprimi kundër tij. Në zanafillë kemi qenë nga dy udhëtarët e PSD-së apo PS-së në internacionalen socialiste, atje krijuam edhe konfidencat tona. Por ia them mos ngatërro akademinë me lojarët e politikës. Nuk mund të vendosë ai në diskutim personalitetin dhe ndershmërinë time" tha ai.

Ora 21:06
E rrëzoi se drejtonte PSD-në/ Gjinushi-Metës: Ishe kryetar i LSI-së kur u zgjodhe President

Presidenti Ilir Meta përmes një dekreti refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, ndërsa një nga argumentet ishte se njëherazi mbante postin drejtues të Partisë Social-Demokrate. I ftuar emisionin Repolitix, Gjinushi e sulmoi Metën pikërisht me argumentin që ai e rrëzoi duke i kujtuar zgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit.  

"Arsyetimi i tij është i falsifikuar. Kur është dhënë dorëheqja dhe kur ka qenë me vlerë, pasi nëse nuk ke dhënë dorëheqjen para kandidimit quhet pa vlerë kandidimi. Ai thotë se refuzon se këshilli i PSD-së ka marrë pranimin për kërkesën për dorëheqjen në 31 maj, por është e pavërtetë, pasi dorëheqja merr vlerën ditën kur e shpall unë dhe nuk e vendos këshilli.

Dhe këshillit nuk i është kërkuar që të miratojë dorëheqjen, por është njoftuar. Dorëheqja është në 15.05.2019, jo në 31 maj. Citimi i këshillit është i falsifikuar. Shko pyet në gjykatë kur është dhënë dorëheqja nga Skënder Gjinushi. Në 15.05.2019 e parevokueshme, ndërsa në 31 është zëvendësuar. Dorëheqja është personale dhe hyn në fuqi kur vendos ti dhe se kur pasqyrohet në akte...është si ai që ngatërron lindjen e njeriut me ditën e regjistrimit.

Për hir të disa marrëdhënieve, cfarë kemi kaluar në politikë dhe se ka pasur një minimum respekti ndaj ligjit dhe një minimum korrektese reciproke. Kemi qenë bashkë që nga 1990 deri vonë dhe nuk e dija që muns të shkiste deri këtu. Hetimi është bërë pa dije dhe këtë gjë e preku atë ditë. I kam thënë atë ditë.

Po ky president që sot pikërisht risheh kur u dha dorëheqja, kur hyri në fuqi, po lexoj fjalimin e tij kur u bë President, 'pas konsultimeve me këshilltarët juridikë, edhe pse detyrimet e mia fillojnë pas betimit si president, atëherë në 24 korrik, po zgjedhja u bë në 24 qershor, deri atëherë mund të vijoj me angazhimet e mia politike, institucionale, thotë ky, kur Kushtetuta e ndalon rreptësisht të kryejë cdo funksion kur zgjidhesh President. Edhe thotë të jem kryetar i Kuvendit... Tani thotë tjetrën, edhe pse do të vijoj të jem kryetar i LSI-së deri në 23 korrik.  Pra është zgjedhur President pa dhënë dorëheqjen si kryetar i LSI-së, kur Kushtetuta nuk të lejon as anëtar, ka ndenjur një muaj dhe çregjistrimin e bëri vetëm para betimit. Me këtë logjikë,  Presidenti duhet të pranojë pavlefshmërinë e zgjedhjes së tij dhe mbase lehtëson procedurat e shkarkimit të tij" tha Gjinushi.

Neni 89 i Kushtetutës parashikon që 'Presidenti  i  Republikës  nuk  mund  të  mbajë  asnjë  detyrë  tjetër  publike,  nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private'.


 

Neni 89 i Kushtetutes
Ora 20:57
Meta e rrëzoi, Gjinushi: Nuk është dekret, por letër nyl, e gjitha personale me qëllim

Skënder Gjinushi thotë se dekreti i Metës për ta refuzuar është nyl dhe gjithcka sipas tij është personale, ndërsa akuzon se kreu i shteti bëri hetim administrativ fshehurazi. "Presidenti na bën të ditur se paska bërë hetim administrativ. Takimi im me presidentin është kërkuar nga unë. Hetimin e bën vetëm organi i ngarkuar me ligj, gjykata. Presidenti bëri hetim, është bërë KQZ e asamblesë së akademisë së shkencave. Por edhe procedurat janë ekstra. Kjo është letër nuk është dekret.

Letrën ia kam dërguar pas zgjedhjeve dhe të dytën para tre javëve. Nuk ka të drejtë të ndërmerrte hetim, është personale. Ky është hetim pa dije. Ai thotë bëra një hetim dhe konstatova shkelje. Ai akuzon të gjithë asamblenë se ka shkelur ligjin. Por nuk ka anulim zgjedhjesh, pasi kush do i anulojë. Ky është më nyl se dekreti për zgjedhjet. Nëse atje kërkon të ndalojë zgjedhjet pa u bërë, këtu i quan të pabëra, por pa i thënë. Dekreti duhet të ishte, 'shpall të pavlefshme zgjedhjet', por nuk e ka të drejtë dhe nuk ka guxuar
" tha ai.

Ora 20:43
Meta e rrëzoi, Gjinushi: Dramatike, ja çfarë i thashë Metës përballë dhe me mesazhe

Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i ftuar në Repolitix tregoi bisedat që ka pasur Metën. "Ky është një veprim dramatik, jo për mua por shtetin ligjor. Ja kam thënë disa herë edhe gjatë vonesës së dekretit që të mos politizojë zgjedhjet te Akademia e Shkencave. Ia kam thënë disa herë edhe me mesazhe. Takimin ia kam kërkuar unë. Këtu nuk ka asgjë ligjore dhe je i detyruar që të përsërisësh një refren nyl, pasi Presidenti në rastin e kryetarit të ASH dhe rektorit ka kompetencë honorifike, pavarësisht se përdoret termi emërimin.

Ligji thotë qartë që personi i zgjedhur dekretohet nga Presidenti, pra aty nuk ka shqyrton legjitimitetin e zgjedhjeve, pasi atëherë do të jepeshin edhe zgjidhjet. Ajo që ka shumë rëndësi, nuk ngatërrohet emërimi i kryetarit të ASH dhe rektorit, me emërimet e tjera me bazë propozimi, nga kryeministri apo të tjerë. Zgjedhja ime është në fuqi, pasi nuk ka kush ta shfuqizojë. Si mundet që për të vendosur një legjitimitet, vendimi nuk është ankimuar, ka marrë formë të prerë. Emërimi është formal. Ia kam thënë Metës, që Kushtetutën e kemi shkruar vetë. Presidenti vetëm heshti"
tha ai.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • akrademia e shqencave nje Mashtrim i Madh: 13/07/2019 05:54

    Po paskeni qene qeniet me te paturpshme qe ka mbajtur ndonjehere kjo toke e shkrete. Po akoma me broçkullat e gjoja 'akrademi te shqencave' qe as ka ekzistuar e aq me teper as qe ekziston vertete ndonjehere ne arnaudistan. Ajo ishte nje marifet e manipulim, qe sistemi i vjeter ndertoi (me porosi te ruseve), per ti dhene nje fasade te jashtme e nje boje zmalto gjoja shtetit shqiptar, qe ishte komplet i rrenuar, i copetuar e i mbaruar. 500 vjet nen çallmat, i dogendisur sa me s’ka, duheshin bere shume perpjekje, shume, shume, per ta rimekembur sado pak te shkreten Arberi... E keshtu na u krijua kjo gjoja 'akrademi' qe ishte vetem e vetem politike. Po tani ato kohe kane kaluar e jemi ne 'ekonomine e tregut' qe megjithese 1001 tmerreve, prap ka edhe ajo ndonje te mire, si p.sh. eliminon ato njerez e poste e organizma artificiale qe s'japin gje e vetem konsumojne (edhe tani eliminohen vetem kur si sherbejne politikes, se kur i duhen asaj ata po vete i krijojne e s’u dhimset fare qe te hapin qesen). Atehere po mendojme se kjo 'akrademia' nuk i duhet me njeriu as per politike e as per ndonje gje tjeter, atehere PERSE DUHET MBAJTUR?!!!! Edhe femite e kopshteve e dine tashme se ata pleq te rrjedhur, nuk bejne as me te voglen gje e jo me te merren me gjoja shkence. Ata ne fakt kane me shume se nje gjysme shekulli qe vetem vjedhin shtetin duke marre rroga e honorare e duke shpenzuar meteriale e pajisje qe vetem shkojne kot. Ata ne fakt po te kishte sado pak drejtesi e moral, DUHET te futen ne burg (duhesh te futeshin me kohe) per abuzim e vjedhje te pasurise se shtetit e popullit ne permasa te medha e per nje kohe te gjate. Edhe ata e dine mire kete, po si vemje te gjalla e kolera qe jane, mundohen ta zgjasin pa fund kete tragjedi-komedi ala shqiptare. Me e shumta qe bejne e kane bere, eshte te kopjojne e perkthejne libra e broshura te te tjereve ne bote e te bejne vetem plagjiature. Ne nje vend ku mbi 70% e rrogave te buxhetoreve paguhen nga Bashkimi Europian e ku me mijra familje jetojne vetem me te ardhurat nga emigracioni e ku çdo gje varet vetem nga ndihmat nga jashte, te mbahen keta qyqare parazite me vite e vite me leke e rroga, eshte jo vetem e papranueshme, po edhe nje KRIM qe i behet shoqerise ne pergjithesi. MJAFT ME! Keto DUHEN te zhduken!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!