Presidenti Ilir Meta përmes një dekreti refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, ndërsa një nga argumentet ishte se njëherazi mbante postin drejtues të Partisë Social-Demokrate. I ftuar emisionin Repolitix, Gjinushi e sulmoi Metën pikërisht me argumentin që ai e rrëzoi duke i kujtuar zgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit.
"Arsyetimi i tij është i falsifikuar. Kur është dhënë dorëheqja dhe kur ka qenë me vlerë, pasi nëse nuk ke dhënë dorëheqjen para kandidimit quhet pa vlerë kandidimi. Ai thotë se refuzon se këshilli i PSD-së ka marrë pranimin për kërkesën për dorëheqjen në 31 maj, por është e pavërtetë, pasi dorëheqja merr vlerën ditën kur e shpall unë dhe nuk e vendos këshilli.
Dhe këshillit nuk i është kërkuar që të miratojë dorëheqjen, por është njoftuar. Dorëheqja është në 15.05.2019, jo në 31 maj. Citimi i këshillit është i falsifikuar. Shko pyet në gjykatë kur është dhënë dorëheqja nga Skënder Gjinushi. Në 15.05.2019 e parevokueshme, ndërsa në 31 është zëvendësuar. Dorëheqja është personale dhe hyn në fuqi kur vendos ti dhe se kur pasqyrohet në akte...është si ai që ngatërron lindjen e njeriut me ditën e regjistrimit.
Për hir të disa marrëdhënieve, cfarë kemi kaluar në politikë dhe se ka pasur një minimum respekti ndaj ligjit dhe një minimum korrektese reciproke. Kemi qenë bashkë që nga 1990 deri vonë dhe nuk e dija që muns të shkiste deri këtu. Hetimi është bërë pa dije dhe këtë gjë e preku atë ditë. I kam thënë atë ditë.
Po ky president që sot pikërisht risheh kur u dha dorëheqja, kur hyri në fuqi, po lexoj fjalimin e tij kur u bë President, 'pas konsultimeve me këshilltarët juridikë, edhe pse detyrimet e mia fillojnë pas betimit si president, atëherë në 24 korrik, po zgjedhja u bë në 24 qershor, deri atëherë mund të vijoj me angazhimet e mia politike, institucionale, thotë ky, kur Kushtetuta e ndalon rreptësisht të kryejë cdo funksion kur zgjidhesh President. Edhe thotë të jem kryetar i Kuvendit... Tani thotë tjetrën, edhe pse do të vijoj të jem kryetar i LSI-së deri në 23 korrik. Pra është zgjedhur President pa dhënë dorëheqjen si kryetar i LSI-së, kur Kushtetuta nuk të lejon as anëtar, ka ndenjur një muaj dhe çregjistrimin e bëri vetëm para betimit. Me këtë logjikë, Presidenti duhet të pranojë pavlefshmërinë e zgjedhjes së tij dhe mbase lehtëson procedurat e shkarkimit të tij" tha Gjinushi.
Neni 89 i Kushtetutës parashikon që 'Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private'.
Neni 89 i Kushtetutes
Lajmi kryesor: