Meta: Nuk e meriton Elbasani këtë varfëri dhe kriminalitet! Luçiano Boçi figurë e shquar, ta mbështesim!

ELBASAN- Nga Elbasani ku prezantoi listën e kandidatëve të Partisë së Lirisë për këshilltarë, Ilir Meta kërkoi mbështetje për kandidatin e opozitës, Luçiano Boçi. Ai u shpreh i bindur se opozita do të fitojë në 14 maj, duke e quajtur këtë ditë si një festë.

 "Me kandidatin tonë të përbashkët, profesor Luçiano Boçin dhe shumë intelektualë të tjerë, do t'i kthejmë buzëqeshjen Elbasanit. Nuk e meriton Elbasani këtë varfëri dhe kriminalitet. Elbasani është i dyti nga 12 qarqe për nivelin e varfërisë. Nuk e meriton Elbasani këtë. Dhe së dyti, rinia duhet mbajtur këtu. Me figura kaq të përgjegjshme, të formuara, me këtë eksperiencë tashmë të shkëlqyer që kanë, duke i dhënë të gjithë mbështetjen Luçiano Boçit, Elbasanit do t'i kthehet buzëqeshja. 14 maji do të jetë një tjetër ditë feste. Elbasani duhet të udhëhiqet nga mendje të ndritura që kurrë nuk i kanë munguar", u shpreh Meta. 

Për Metën, Elbasani nuk ka pasur zhvillim gjatë këtyre viteve që qeverisjes së socialiste, duke e konsideruar Boçin, kandidatin e dalë nga ‘Primaret’ e Sali Berishës, si njeriun që do i sjellë zhvillimin e munguar.

“Unë besoj se Elbasani me një kryebashkiak të ri si Luçiano Boçi që tashme është një figurë e shquar, Elbasani me figura të tilla do të arrijë që të demonstrojë një vizion të sigurt për rimëkëmbjen e tij të shpejtë për të shprehur të gjitha potencialet që ka Elbasani në zhvillim”, tha Meta.

Këto deklarata vijnë gjatë takimi ku kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi kryesuesen e listës së Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Elbasanit, Rudina Mita Todri.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kollodoku: 08/03/2023 21:57

    Mos u lodhni kot ne Elbasan o like legeni.. o plehra... o turpi i turpeve... nuk ka njeri ne Elbasan qe te jape nje vote ty dhe haremit te kur...ve qe ke mbledhur rreth vetes...

    Përgjigju
  • Cubi: 08/03/2023 18:40

    Te mbushur e ke ne corape o spiuna o hajna o non grata. Si i genjen mendja gjynah qaret. Do te dalin si rruar qethur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar

Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar