Meta nuk ndal sulmet ndaj SPAK: Strukturë që vepron me regji! Asnjë lëvizje për denoncimet e mia për vjedhje vote

Kreu i PL Ilir Meta ka vijuar akuzat në drejtim të SPAK, teksa e ka cilësuar SPAK si një strukturë që vepron me regji.

Këto akuza Meta i ka hedhur sot në një konferencë për media, teksa u pyet nëse beson tek ngritja e një strukture nga ana e SPAK për të mbrojtur votën për zgjedhjet parlamentare të 2025, ai u shpreh skeptik.

Ai iu referua zgjedhjeve parlamentare të viti 2021, ku një qytetarë mbeti i vrarë, ku tha se SPAK nuk mori asnjë veprim dhe dosjen e çoi në Prokurorinë e Elbasanit, dhe pse kjo e fundit ishte në konflikt interesi.

“Nuk i besojmë se ato kanë qenë aty dhe asgjë nuk kanë ndodhur unë kam bërë denoncime kur isha president dhe u zhvilluan zgjedhjet, i kam çuar në SPAK dhe nuk është bërë asnjë lëvizje. Në Elbasan u bënë denoncime në 2021 për vjedhje votash dhe SPAK e çoi dosjen në Elbasan. KLP dhe SPAK ishin paralajmëruar se prokuroria e Elbasanit ishte në konflikt interesi. Nga ky mosveprim ndodhi ai konflikti që një qytetarë humbi jetën dhe një tjetër është në burg, besimi tek zgjedhjet u tronditën dhe këto ishin në interes të Ramës. Prandaj ne nuk besojmë, sepse SPAK është strukturë që vepron me regji dhe vepron pasi Rama i vjedh zgjedhjet”, tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:52
'Mua këtu më keni me kallash në dorë', Meta shpegon deklaratën në Roskovec: Ka rënë shteti, banorët janë kërcënuar

Kreu i PL ka komentuar edhe veprimin e tij, i cili me vare goditi shtyllën dhe bëri thirrje për marrjen e armëve, teksa ishte në fshatin Suk 1 të bashkisë Roskovec për të qenë krah banorëve të cilët kundërshtojnë ndërtimin e TEC.

Meta tha se këto veprime po i bënë sepse sipas tij në këtë vend nuk ka shtet.

“Sepse ka rënë shteti. Mafia ka kapur shtetin. Banorët e Roskovecit kanë të përjashtuar nga procesi i dëgjimit dhe i konsultimit dhe janë intimiduar nga forcat e narkoshtetit dhe nga kryebashkiakja që i ka kërcënuar banorët për të bërë një TEC në atë zonë që do të helmojë dhe shkatërrojë atë zonë të begatë. Do të bëhet që do të eksportojë energji në Greqi. Pse kompania nuk investon në Greqi, por në Rroskovec, ku janë ndërtuar sera dhe biznese agrobujqësore. Është dhuna që përdor shteti për ti larguar nga vendi i tyre që do përgjigje të organizuar nga ata banorë për të mbrojtur të ardhmen e tyre, që të mos largohen dhe ta shkatërrojnë atë zonë”, tha ai.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/06/2024 01:05

    Pse ka pasur shtet me pare,humbi dhe mbeti t'a gjesh ti?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja