Pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të rrëzuar kërkesën e ministres së Arsimit për shkarkimin e rektorit Mynyr Koni ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit.
Shahini e quan këtë një vendim në dëm të interesit publik dhe në mbështetje të shkelësve të ligjit pasi vetëm në dy javë pezullimi të Konit janë zgjidhur disa nga çeshtjet që ai refuzonte t’i adresonte dhe ishin kthyer në pengesa serioze për funksionimin e fakulteteve të Universitetit të Tiranës.
Ministrja thotë se arsyetimi që presidenti Meta përdor se pezullimi i rektorit nga ana e saj cënon autonominë universitare nuk qëndron për sa kohë ligji e lejon diçka të tillë.
Ndërkohë presidenca e quan rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e rektorit një vendim me argumentë ligjorë. Ajo thotë se Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë
Kreu i shtetit rrëzoi dje kërkesën e Ministrisë së Arsimit me pretendimin se problemi që sjell mos funksionimin e ligjit të Arsimit të Lartë nuk është Mynyr Koni, por fakti ministria e Arsimit që nuk ka nxjerrë aktet nënligjore të ligjit për Arsimin e Lartë.
Reagimi i Plotë i Ministres:
Jam e zhgënjyer me vendimin e Presidentit të Republikës për të refuzuar shkarkimin e rektorit Koni! Për mua është e pakonceptueshme që institucionet e larta shtetërore të marrin vendime të tilla, qartazi në dëm të interesit publik dhe haptazi në mbështetje të një shkelësi të ligjit!
Në rastin konkret, vendimi i Presidentit i bën dëm 26,000 studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës, të cilët për herë të parë pas disa vitesh në një ngërç absurd që e ka kthyer universitetin në shembullin e mosfunksionimit ligjor e demokratik, përjetuan një moment normaliteti ligjor dhe demokratik.
Konkretisht, brenda vetëm dy javëve nga pezullimi i rektorit, u zgjidhën disa nga çeshtjet që ai refuzonte t’i adresonte dhe ishin kthyer në pengesa serioze për funksionimin e fakulteteve të këtij universiteti:
- U normalizua marrëdhënia mes rektoratit, dekanëve dhe administratës së universitetit;
- U sigurua qasja në arkivë dhe protokoll për administratorin dhe bordin e universitetit, gjë që rektori e kishte pamundësuar për shumë kohë;
- U hoq sekuestro nga prokuroria mbi sistemin e teknologjisë informative të universitetit dhe u sigurua përfshirja e adresave digjitale të pedagogëve dhe studentëve për qasje në Bibliotekën e sapoçelur Digjitale, për të cilën Universiteti i Tiranës kishte mbetur i vetmi jashtë kësaj qasjeje dhe studentët e pedagogët e këtij universiteti, që protestuan edhe për të pasur një Bibliotekë Digjitale, ishin të perjashtuar prej saj për shkak të bllokadës groteske të Z. Koni;
- U vendos data për zgjedhjen e një anëtari të bordit të administrimit nga studentët;
- U themeluan komisionet institucionale të universitetit, të domosdoshme për hartimin e rregullores së brendshme të universitetit, e cila i hap rrugë mirë-funksionimit normal dhe demokratik të universitetit;
- U krijuan po ashtu komisionet për titujt akademikë dhe komisioni i kurrikulave.
Këto u arritën jo sepse rektori i komanduar ishte një magjistar në menaxhim, por vetëm sepse ai i pezulluari nuk e kishte vullnetin për zbatimin e ligjit dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së punës në Universitetin e Tiranës!
Presidenti i Republikës, në dekretin e tij shpjegon se vendimi im për pezullimin e rektorit cënon autonominë universitare. Po të ishte kështu, nuk do të më lejohej me Ligjin e Arsimit të Lartë të pezulloj rektorin në raste të shkeljeve të rënda ligjore, të cilat janë dokumentuar jo me një, por me dy raporte të grupeve të inspektimit në terren.
Autonomia universitare, patjetër do të thotë që vendimet për universitetin merren në mënyrë të pavarur dhe nuk influencohen nga institucionet e tjera! Por, autonomia kurrsesi nuk do të thotë që organet apo drejtuesit e universitetit kanë të drejtën të shkelin ligjin dhe të bllokojnë funksionimin e universitetit! Dhe pikërisht për këtë arsye – për të parandaluar shkeljet e ligjit nga autoriteti më i lartë në universitet, që është rektori - është vendosur në ligj e drejta e pezullimit të rektorit nga ministri dhe e shkarkimit të tij nga Presidenti i Republikës me kërkesë të ministrit.
Presidenti në dekretin e tij nënvizon se paska pasur vonesë nga ana e ministrisë për të komunikuar qëndrimin tonë mbi gjetjet e raportit të inspektimit. Kjo është e vërtetë dhe e kam sqaruar pse: Protesta e studentëve, e cila filloi në dhjetor 2018 na bëri të gjithëve të reflektojmë dhe të marrim masa të reja. Qeveria vendosi përmes “Paktit për Universitetin” të mbështesë me buxhet bursat e studentëve dhe përjashtimin/përgjysmimin nga tarifat sipas kategorive; të shkarkojë anëtarët e bordeve dhe t'i zëvendësojë me të zgjedhurit nga studentët; të krijojë Bibliotekën Digjitale dhe të financojë plane për investime në kampuset universitare e me radhë.
Në vend se të çoja dokumentin e inspektimit tek Presidenti për të shkarkuar Konin, unë shpresova shumë dhe u përpoqa me sa munda që edhe rektori Koni, të përfshihej si të gjithë në sfidën e madhe të jetësimit të “Paktit”; të merrte masa për zbatimin e ligjit në Universitetin e Tiranës, duke zbatuar rekomandimet e lëna nga grupet e inspektimit dhe përmirësimin e klimës së bashkëpunimit në institucion. Por fatkeqësisht, jo vetëm që rektori mbeti në të njëjtën kënetë që ka krijuar në rektorat, por ndërkohë që të tjerët u përfshinë dhe bashkërisht bëmë progres, Universiteti i Tiranës u penalizua nga mungesa e plotë e vizionit dhe vullnetit të Konit.
Presidenti nënvizon se nuk qenkam konsultuar me të përpara së të marr vendimin për pezullimin e rektorit. Unë kam bërë disa përpjekje për takim me Presidentin, por ato kanë rezultuar të pasuksesshme. Megjithatë, duke marrë parasysh që paraardhësja ime kishte biseduar me Presidentin gjerësisht dhe jo vetëm e kishte informuar atë, madje edhe kishte dëgjuar këshillën e tij për t'i dhënë kohë Konit të reflektojë, unë vendosa të veproj. Sepse unë nuk e kam nisur punën nga zero dhe vazhdimësinë institucionale në çdo aspekt e kam konsideruar gjithnjë avantazh dhe domosdoshmëri. Prandaj Presidenti, çështjen e pezullimit të rektorit s'ka pse e sheh si çështje që duhet folur medoemos me çdo individ, por si çështje të diskutuar mes institucionit të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe atij të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Presidenti thekson gjithashtu se vonesat në nxjerrjen e akteve nënligjore kanë penguar funksionimin e Universitetit të Tiranës. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe fatkeqësisht tingëllon keq në gojën e Presidentit, sepse është një varg kënga e vjetër e korit të një minorance të zhurmshme që ka qenë dhe mbetet kundër Reformës së Arsimit të Lartë.
Aktet nënligjore që plotësojnë Ligjin e Arsimit të Lartë 80/2015, nuk kanë penguar në asnjë moment funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë, pasi në ligj nominohet qartë se të gjitha aktet nënligjore të dala para hyrjes në fuqi të ligjit që nuk bien ndesh me të, do të zbatohen deri në miratimin e akteve të reja. Prova për këtë është se të gjitha IAL-të e tjera publike dhe jo-publike nuk kanë shfaqur asnjë nga problematikat e UT-së edhe pse kanë punuar më të njëjtin kuadër ligjor!
Sidoqoftë, Presidenti me vendimin e tij, me apo pa vetëdije, i keq-orientuar apo i keq-këshilluar, aprovoi shkeljet ligjore të rektorit Koni dhe i dha një porosi të gabuar qytetarëve të Republikës së Shqipërisë në përgjithësi dhe studentëve e pedagogëve të UT-së në veçanti. Porosia se ai nuk do të luajë asnjë rol pozitiv në zgjidhjen e ngërçit absurd në Universitetin e Tiranës, por përkundrazi do të qëndrojë në anën e krijuesit të ngërçit, është një lajm i keq për të gjithë. Përveçse për rektorin e kthyer në detyrë edhe pse shkeli ligjin dhe bllokoi universitetin! Sa keq!
Reagim i zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi:
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në dekretin e tij për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka folur me argumenta ligjorë më gjatë se kurdoherë tjetër.
Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentat ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe.
Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre.
Presidente me gjithe te ligat politike,njerezore e kombetare.Ky vazhdimisht mundohet,eshte aktiv, te del ne krah opozites,ku gruaja e tij edhe aktive,Ky njeri thellon krizen ne shtet dhe veshterson veprimin e qeverise shqiptare,e cila e ka ekruar ne kete post .
PërgjigjuNjihet boterisht fytyra i ketij palo presidenti qe kemi,monster Likja,monster Koni..
PërgjigjuPRESIDENTI I VËNDËT ËSHTË NJERIU MË I KORRUPTUAR I VËNDIT HAJDUT SKUTHJE. GËNJESHTAR MASHTRUS NJERI I PA SKRUPULLT ME NJË FJAL NJË KRIMB. E NJERI I TILL PRESIDENT. HA HA HA HA HA.
PërgjigjuBesim Shanini, një grua budallaqe, pa punë apo shkollë nga Kosova, nuk njeh ligje, kushtetutë dhe bisedime shumë. Gruaja është origjinale nga edukimi i ESI dhe Georg Soro dhe asgjë më shumë.
O ZONJA MINISTRE JU KENI SHUM TË DREJT. PO PRESIDENTI I VËNDIT ËSHTË HAJDUT E NJERIU MË I KORRUPTUAR I POLITIKËS SHQIPTARE. E PËR KTË E KA FAIN SHEFI JOT ED PALLOSHI QË VURI KTË KRIMB PRESIDENT TË SHTETIT SHQIPTAR.PRANDAJ E GËZOFSHI KTË VEMJE.
PërgjigjuUniversitetin e Tiranes nuk e ka bllokuar Mynyr Koni por Dhori Kule dhe tentakulat e tij. Po nuk u vu para pergjegjesise juridije Dhori Kule per korrupsionin e pa pare ne UT, nuk ka zhvillim te UT.
PërgjigjuDuhet shkarkuar Meta fillimisht, po kush ta beje.
Përgjigju