Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nisi sot vizitën zyrtare në Egjipt duke u pritur me nderimet e veçanta shtetërore nga Presidenti i Republikës Arabe të Egjiptit, Sh. T. Z. Abdel Fattah El-Sisi.
Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes dhe intepretimit të himneve kombëtare, të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, dhe më pas vijuan me takimin e zgjeruar të dy delegacioneve.
Presidenti Meta vlerësoi lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë.

Duke iu referuar sfidave dhe interesave të përbashkëta në rajonin e Mesdheut, Presidenti Meta shprehu vullnetin për ta shfrytëzuar këtë vizitë, për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis vendeve tona.
Të dy Presidentët ndanë mendimin se mundësitë e bashkëpunimit ekonomik janë shumë më të mëdha se rezultatet aktuale dhe kuadri ligjor në fuqi është stimulues në këtë drejtim.
Marrëveshja e transportit detar, ajo e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe të tjera presin të gatshme e në përgatitje për nënshkrim do të kontribuojnë pozitivisht në këtë drejtim.
Presidenti Meta e siguroi homologun El-Sisi se investimet egjiptiane janë të mirëpritura në Shqipëri.
“Shqipëria mund të jetë një portë hyrëse në rajonin e Ballkanit për sipërmarrjet egjiptiane”, – nënvizoi Presidenti Meta.
Kreu i Shtetit shqiptar dhe Presidenti El-Sisi shprehën mbështetjen e tyre për një shfrytëzim më të mirë të këtyre mundësive dhe mbledhjen sa më parë të Komisionit të Përbashkët Ndërshtetëror, që do të identifikojë të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit.
Një vëmendje të veçantë të dy bashkëbiseduesit ua kushtuan edhe zhvillimeve në rajonet respektive.
Presidenti Meta dhe Presidenti El-Sisi ndanë mendimin se bashkëpunimi e solidariteti në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm është i domosdoshëm për një rajon mesdhetar që zhvillohet në paqe dhe begati.
Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu rolin e Egjiptit në arenën ndërkombëtare, duke e konsideruar aktor dhe partner qendror në rajonin e Lindjes së Mesme.
Në fund, Presidenti Meta e ftoi Presidentin El-Sisi për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u pranua me kënaqësi.
Presidenti El-Sisi në fjalën e Tij e vlerësoi historike këtë vizitë dhe e falënderoi Presidentin Meta për rolin e rëndësishëm që po luan në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
/r.k./Shqiptarja.comKomente


Populli thote shume bukur Shtepia digjet ku..a krihet edhe presidenti yne qe pasi I vuri flaken vendit familiarisht ka dale andej nga Egjipti te na sjelle investiture qe po I ze frika nga bemat e Mones e lulit kunder institucioneve te shtetit aq me teper Monika e lufton maxhorancen qe I beri burrin president
PërgjigjuÜo ate ku... qe krihet e ka ne shpi zotnia me bllok ne dore