Meta 'nxin' Shqipërinë: I tregova drejtorit të OBSH për Europën se është përkeqësuar situata e COVID në vendin tonë...shfaqet sërish pa maskë
Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge dhe presidenti Ilir Meta
TIRANË- Në një kohë që Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge tha një ditë më parë se situata e COVID në vendin tonë është në kontroll, një deklaratë e tillë nuk ka qenë me mjaftueshme për presidentin Ilir Meta.
Mësohet se në takimin që kanë zhvilluar ditën e sotme, nisur deklaratës së shpërndarë nga vetë Presidenca, Meta i ka folur për përkeqësimin e situatës së COVID në Shqipëri si edhe për marrjen e masave. Meta thotë se duhet rritur numri i testimeve, por dje nuk ka qenë i këtij mendimi Kluge, ku deklaroi se 'testimet nuk duhet të jenë qëllim në vetëvete'. Ajo që vihet re është se edhe në këtë takim, kreu i shtetit shfaqet pa maskë, ndryshe Drejtori i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge.
"Zhvillova sot një takim të frytshëm me Drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Dr.Hans Kluge.
Diskutuam për përkeqësimin e ritmeve të përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë dhe masat efektive të menjëhershme, që duhen ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.
Theksova nevojën e rritjes të buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimin e numrit të testimeve dhe kapaciteteve spitalore për trajtimin e të prekurve, plotësimin pa zvarritje të mëtejshme të nevojave spitalore, si dhe unifikimin e protokollit të trajtimit në kushtet e shtëpisë.
Është tepër e domosdoshme rimbursimi i shpenzimeve për barnat dhe shërbimet për të sëmurët me COVID-19, veçanërisht të pensionistëve e qytetarëve në nevojë, të cilët trajtohen në banesë dhe që për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta ekonomike', shkruan Meta.
Në konferencën që pati ditën e djeshme, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge tha se situata e COVID në vendin tonë është në kontroll, se testimet nuk duhet të jenë qëllim në vetëvete, një përgjigje kjo për dy akuzat e ardhua nga opozita, mes tyre të vetë kreut të Shtetit Ilir Meta.
Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge dhe presidenti Ilir Meta
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
'Ka kërkuar fonde të padrejta', Donald Trump urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH
21 Janar, 17:58
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
SHBA/ Nga dalja prej Marrëveshjes së Parisit, 'dy gjinitë' e falja e 1500 sulmuesve të Kapitolit më 6 janar! Urdhrat që Trump firmosi ditën e parë
21 Janar, 08:45
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
E pse i kerkoni Metes te mbaje maske?! Likja dy pellembe i gjate eshte,po vuri maske,maska do vere Liken,jo anasjelltas.
PërgjigjuSe marre vesh se ku do me dal, sepse masken nje pjese e mire e popullates se merr fare seriozisht. Per me zeper ska pse tna vij turp nga te tjeret, por nga vetja. Nuk duhet te harrojme qe numrat filluan te rriten pasi u shemb teatri dhe kudo neper vendet e tjera ku ka pasur protesta ka pasur dhe shperndarje masive te virusit. Askush se permend si fakt, sidomos kur disa nga protestuesit dolen me covid dhe e shperndane kudo.
PërgjigjuVirusi me i madh eshte ai i treti.por qe ka rene vetem ne shqiperi.ai vjen verdalle lart e poshte.
PërgjigjuIdiota si puna e presidentit tonë nuk gjen në asnjë vend të botës! Flet kokëtrashi për përkeqësim por nuk vë maskë! Burri i kryetares së LSI-së,zoti 7%,presidenti i Skraparit(!) çdo ditë e më keq..:
PërgjigjuKjo lufte qe i ben qeverise do marri ate qe i takon Meta
Përgjigju