Kryetari i Partisë së Lirisë, ka caktuar datën e protestës së tij të parë në Tiranë duke njoftuar kështu njëkohësisht edhe nisjen e vjeshtës së protestave, të cilat janë paralajmëruar gjatë gjithë sezonit veror. Protesta do të jetë më datën 13 shtator në orën 18:00 përballë inceneratorit të Tiranës.
‘Antishtet, antiligj në një kryevepër të korrupsionit botëror, ne si parti e Lirisë që protestën e parë ta bëjmë pas një jave të martën që vjen në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës. (...)
Në vlerë ka edhe afera më të mëdha sikurse është porti i Durrësit. Kjo tallje dhe kjo vjedhje që i është bërë taksapuguesit shqiptar e meritojnë që protestën e parë Partia e Lirisë dhe të gjithë ato që kanë dëshirë të protestojnë, do ta organizojmë pas një jave tek inceneratori i Tiranës. Do mbështesim çdo protestë që bëjnë të gjitha forcat politike. Do të vazhdojmë me axhendën tonë anti-korrupsion dhe do të shkojmë kudo që ndodh krimi.’- tha Meta.
Meta ftoi të githë qytetarët dhe ekspertët përpara inceneratorit të Tiranës. Protestat sipas tij do të shembin dhe do palosin të ashtuquajturin regjim të Edi Ramës.
Nuk ka ende një konfirmim nga ish kryeministri Sali Berisha për pjesëmarrjen e tij në protestën që paralajmëroi Meta por, dihej se mes tyre ka pasur një takim.
Report Tv mësoi se Berisha e Meta vlerësuan mundësinë që dy skuadrat politike që përfaqësojnë, të rreshtohen në garën elektorale me kandidatë të përbashkët, siç ndodhi dhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, përmes koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Në prag të protestave të paralajmëruara dhe para zgjedhjeve vendore 2023, lideri i “Foltores” Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u takuan në selinë blu. Megjthatë, ende nuk dihet nëse ky bashkim do të nisë pikërisht në protestën e datës 13 të paralajmëruar nga Meta.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3765
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Kompania: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36
DO te duhej te protestohej para VILLES tende e Salihut te Gjiri i Lazit dhe para Blloqeve Tuaja te shumeta neper Shqiperi.
PërgjigjuO Ilir o këllir Edi Rama prej teje jeton 500 vjet. Ti je bo më keq se karroqe Rexhep Bule Leka [ kepi ] që është me 7 klas shkoll e thot jam prefesor me 10 gjuh të huaja. E ti mor öike ke hik për lesh karri o like pazari.
PërgjigjuO I.M.,prane krimit ke qene gjithe jeten, e keshtu po te te shohim derisa te hysh ne biruce!