Meta nxjerr marrëveshjen mes FRD dhe Bashkisë: Doni më për bandën kriminele? (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar me detaje të vërtetën e tij, duke sjellë në vëmendje marrëveshjen mes FRD dhe Bashkisë së Tiranës, sipas së cilit kjo e fundit nuk e ka respektuar.

FRD ka zaptuar tokat? Ky është një mashtrim, nuk ka zaptuar asnjë ambient kjo sepse ndodhet në këtë seli që prej 2016 mbi bazën e një marrëveshje të lidhur me Bashkinë e Tiranës, ku në bazë të ligjit, ku bashkia e Tiranës ka marrë përsipër pajisjen me seli FRD. Pra FRD ushtron aktivitetin e saj që prej 23 mars 2016 përmes një marrëveshje ligjore dhe nuk ka zaptuar asnjë cm. Në këtë marrëveshje, në nenin 7 të saj, citohet se zgjidhja e mosmarrëveshjes të zgjidhen me mirëkuptim, në rast të kundërt, kompetente do të jetë gjykata e shkallës së parë Tiranë. Kjo është vetëgjyqësi, Bashkia duhet t’i drejtohej Gjykatës dhe ky hap do duhej të merrej vetëm pasi të ishin shteruar të gjithë mundësitë. Vetëm pas presioni publik, Bashkia ka dorëzuar në zyrë zyrtare në një shkresë formale, i referohet një urdhri të nxjerrë në 12 mars, ku kërkohet lirimi i ambienteve brenda 10 ditësh, por nuk i referohet as marrëveshjesh që ka FRD dhe as ligjit për partitë politike. Kjo ka qenë letra, as letër bakalli nuk quhet, kjo nuk ekziston në botë (tregon letrën e Bashkisë) që të konsiderohet si një akt administrata. Pas këtij debati që keni parë ju, në 12 mars kemi një letër nga bashkia që i plotëson kushtet nga ana administrative, ka numër protokolli, vulë dhe emër, për të bërë gjyq edhe pse është e paligjshme në përmbajtjen e tij. Doni më për bandën e pluralizmit politik dhe që pengon presidentin që të ushtrojë kompetencat e tij”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

U përlesh me policinë te selia e FRD-së, Ilir Meta: S'jam për 'top model' apo aktor, do mbroj pluralizmin! Çdo shqiptar t'i thërrasë mendjes (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë