Meta paralajmëron manifestim: Do të jetë i fundit për t'i dhënë fund dhunës së qeverisë! Akuzat për organizim protestash: S'jam tinëzar dhe as palaço

Presidenti Ilir Meta në një konferencë së bashku me presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani, u është përgjigjur dhe akuzave se ka gisht në organizimin e protestave për vrasjen e Klodjan Rashës, nga efektivi duke thënë se ai nuk është tinëzar dhe as palaço që ta bëjë një gjë të tillë fshehurazi.

"Qytetarët e Shqipërisë e dinë shumë mirë që nuk kanë në krye të Shtetit një President tinëzar dhe as palaço. Kanë një president që kur e thotë një fjalë e çon deri në fund. Ka bërë një manifestim aty në 2 mars, me mimoza, ka qenë model. I kam bërë një thirje popullit që ka qenë aty. Nuk merrem me inskenime të tilla. Gjej rastin të përshëndes dhe të solidarizohem me të gjithë institucionet ndërkombëtare të mediave dhe me Këshillin e Europës që dënojnë dhunën ndaj jush dhe ndaj gazetarëve dhe i bëj në thirrje qeverisë të heqë dorë nga dhuna dhe intimidimi madje sot është kërkuar reflektim urgjent", tha ai.

Teksa ka hedhur poshtë këto akuza Meta ka paralajmëruar se mund të mbajë një tjetër manifestim, i cili sipas tij do jetë i fundit. Ky manifestim Meta thotë se ka për qëllim që t'i japë fund qeverisë.

"Solidarizohem me UNICEF dhe të gjithë organizatat qe shporehin shqetësim për dhunën ndaj të miturve dhe në këtë drejtim të jeni të sigurt që nëse do të ketë ndonjë manifestim tjetër nga presidenti, do të ketë vetëm edhe 1 dhe do të jetë manifestim i fundit kundër dhunës për ti dhënë njëherë e mirë regjimit. Nuk kam dashur të merrem me këtë çështje veçanërisht këto ditë sepse kam patur vëmendjen te çëshja e buxhetit dhe për ti dhënë qeverisë dhe mazhorancës në parlament që të reflektojë buxhetin", shtoi Meta.

Tubimi i fundit i zhvilluar nga Meta ka qenë ai i 2 marsit. Teksa i gjithë tubimi që zgjati dy orë u karakterizua nga flamuri shqiptar në përfundim kreu i shtetit, duke marrë vetë në dorë flamurin amerikan, paralajmëroi se pas 15 marsit, kur të miratohet me konsensus reforma zgjedhore, që është edhe kusht për integrimin e Shqipërisë në BE, do të firmosë në të njëjtën mënyrë, para popullit, edhe dekretin për shpërndarjen e parlamentit, që sipas tij ishte ilegjitim. 


Lajmi kryesor:

Meta: Kufiri mes dy vendeve të bëhet i padukshëm! Osmani: Minishengeni nuk favorizon Kosovën dhe Shqipërinë! Kuvendi juaj të miratojë rezolutën ku dënon gjenocidin serb


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur