Meta për ligjin e metrologjisë: S'duhej miratuar, dëmton taksapaguesit! Propozuesit para drejtësisë

Presidenti Ilir Meta në një konferencë me gazetarët ka thënë se ligji për Metrologjinë nuk duhej miratuar pasi është antikushtetues dhe dëmton taksapaguesit.

Ndërkaq ka bërë thirrje që të vihen para drejtësisë propozuesit.

"Po theksoj rëndësinë e mosmiratimit të një ligji të tillë që dëmton rëndë të gjithë qytetarët. Duhet ndjekur penalisht hartuesit dhe propozuesit që marrin iniciativën për të çuar në majat më të larta korrupsionin legjislativ. Në jetën e përditshme qytetarët përballen me shumë probleme. Përmes shërbimit metrologjit shteti garnanton që i gjithë shërbimi të jetë i kontrolluar. Kuvendi miratoi një ligj të nri që e koncensionon shërbimin metrologjik nga duart e shtetit te të privatit. Ai synon të ligjërojë një skenë për qëllime klienteliste. Përmes këtij ligji shteti heq dorë tërësisht nga një shërbim publik. Qeveria i propozon kuvendit që ti japë me ligj të drejtën e të gjithë instrumentave matës të hidrokarbureve... Ky delegim bëhet me procedurë ligjore Nga verifikimi që i kemi bër ligjit ai shmang në mënyrë të hapur dhe dhunon konkurencën e lirë. Cënon interesat e shtetasve dhe konsumatorëve. Mbart rrezikun e një kosotje shtesë në shërbim që duhet të kryhet nga shteti", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta reflekton, vë maskë në daljen për mediat, i jep Ramës planin e Bashës për COVID: Opozita ekselente për pandeminë, 5 hapa para qeverisë


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen