Meta për takimin me ambasadorin e OSBE-së: Duhet të luajnë rol më të rëndësishëm në mbështetje të reformave

Meta për takimin me ambasadorin e OSBE-së: Duhet të luajnë rol më të rëndësishëm në mbështetje të reformave

Vincenzo Del Monaco dhe Ilir Meta

Presidenti Meta ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar ditën e djeshme me ambasadorin e ri të OSBE-së, Vincenzo Del Monaco.

Përmes një postimi në Facebook ai i uron suksese për fillimin e mandatit të ri në Shqipëri

Meta shkruan se prania e OSBE-së duhet të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetje të reformave në kuadër të nisjes së negociatave me BE-në.

"Pata kënaqësinë të prisja në një takim Kryetarin e ri të Pranisë së OSBE-së, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco dhe t’i uroja suksese me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri. Vlerësova rëndësinë e OSBE-së për Shqipërinë, si Organizata e parë shumëpalëshe në të cilëm aderuam pas rënies së komunizmit, si dhe kontributin ndër vite të saj në drejtim të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë. Theksova se Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit, forcimit të institucioneve të pavarura, respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit e korrupsionit" - shkruan Meta.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani