Meta përçon mesazhe politike me fjalët e Boris Johnson: Qytetarët kanë të drejtë që të ndryshojnë qeverisjen, për gjyqe të paanshme e të drejtën e votës

Meta përçon mesazhe politike me fjalët e Boris Johnson: Qytetarët kanë të drejtë që të ndryshojnë qeverisjen, për gjyqe të paanshme e të drejtën e votës

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të përçojë mesazhe politike mbi aktualitetin në Shqipëri me fjalët e kryeministrit anglez, Boris Johnson me pjesë nga libri i tij.

Meta jep mesazhe për funksionimin e sistemit gjyqësor, të drejtat e njeriut dhe parimeve themelore të lirisë për të zgjedhur.

Kreu i shtetit flet për zgjedhje të lira, të drejtën e qytetari për të ndryshuar formën e qeverisjes, gjyqe të pavarura, lirinë e shprehjes dhe mendimit.

“The Churchill Factor. Hoë one man made history”, me autor Boris Johnson, një libër që nuk duhet humbur dhe një mesazh më aktual se kurrë, shkëputur nga fjalimi i Çërçill në Fulton të Misurit në 1946, kur paralajmëroi “Perden e Hekurt”. Ne asnjëherë nuk duhet të pushojmë së shpalluri me tone të patrembura parimet e mëdha të lirisë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë trashëgimi e përbashkët e botës anglishtfolëse dhe të cilat nëpërmjet Manja Kartës, Ligjit për të Drejtat, Habeas Korpusit, gjyqit ndërmjet një jurie dhe ligjit tradicional anglez kanë gjetur shprehjen më të famshme në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë....

Të gjitha këto duan të thonë se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen; që të mbretërojnë liria e shprehjes dhe e mendimit; që gjyqet, të pavarura prej ekzekutivit, pa asnjë anësi partiake, të zbatojnë ligjet që kanë marrë miratimin e gjerë prej shumicave më të mëdha ose që janë sanksionuar prej kohës dhe traditës.

Këto janë aktet themelore të lirisë, që duhet të ndodhen në çdo shtëpi ose kasolle. Ky është mesazhi i popujve britanikë dhe amerikanë për njerëzimin. Le të predikojmë atë që bëjmë në praktikë: le të bëjmë në praktikë atë që predikojmë", shkruan Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ME BLLOK NË DOR: 14/05/2020 09:19

    Hajduti like floriri i duket libri si bllok e i nxjer mallin kur me një të rame të lapsit merte 700.00 euro. E ky bastard na del e na bën dhe poza njeri i pështir. Po s'ka faij ky se ka gjet ktë popull IDJOT.

    Përgjigju
  • asl: 14/05/2020 06:16

    Ahmet Zogu junior po lexon! O mortja qe ste ha ty lopçari i Skraparit.

    Përgjigju
  • Mona: 13/05/2020 22:47

    Mbas Historise se PPSH ky eshte libri i dyte qe po lexon Likja ne jeten e tij.

    Përgjigju
  • Vetem Ty: 13/05/2020 21:17

    Mos te ndrrohet qivuri dhe shtate pashe nen toke o hajdut mafioz

    Përgjigju
  • Sportisti: 13/05/2020 18:33

    PO SHEH FIGURAT....NJËLLOJ SIKUR BËNTE KUR SHKONTE ME DHI!

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 13/05/2020 18:28

    Hajdut profesionis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje

Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje