Foto: Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë ka përkujtuar 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta shprehet se Nënë Tereza le të jetë një frymëzim për të ndërtuar çdo ditë një Shqipëri më të drejtë dhe më pranë halleve të qytetarëve, duke rikthyer shpresën dhe dinjitetin për çdo familje shqiptare.
“Sot, në kremtimin e Shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, krenarisë sonë kombëtare dhe simbolit të jashtëzakonshëm të nënës shqiptare dhe dashurisë në veprim, kujtojmë mesazhin e saj të përjetshëm, të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe, me përulësi, solidaritet dhe përkushtim ndaj kujtdo që ka më shumë nevojë.
Le të jetë shembulli i jetës dhe veprave të Saj frymëzim për të ndërtuar çdo ditë një Shqipëri më të drejtë, më njerëzore dhe më pranë halleve të qytetarëve, duke rikthyer shpresën dhe dinjitetin për çdo familje shqiptare”, shkroi Meta.
Lajmi kryesor:
10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve







