Meta përkujton tubimin e 2 marsit 2020: Misionin tonë do ta çojmë deri në fund në 25 prill
Presidenti Ilir Meta pas përfundimit të tubimit të 2 marsit në 2020
TIRANË- Në 1 vjetorin e manifestimit të 2 marsit, presidenti Ilir Meta thekson se misionin e nisur për rivendosjen e sovranitetit do ta çojë në fund deri më 25 prill ku bën thirrje për referendum. Ai ka kujtuar sot tubimin e një viti më parë të thirrur nga ai vetë ‘në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit’, teksa ka falenderuar qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së tij.
Një ditë më parë, Meta deklaroi se do japë dorëheqjen nëse Rama fiton zgjedhjet dhe do marrë drejtimin e opozitës.
"Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.
Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021. Pranvera kuqezi po vjen! ", shkruan Meta.
Presidenti Ilir Meta thirri në tubim qytetarët në atë që quajti "shpartallimin e grushtit të shtetit me një besëlidhje kundër regjimit që ka dhunuar kushtetutën dhe ka shpopulluar vendin". Ky tubim zgjati për rreth 2 orë, i cili u finalizua me firmosjen e dekretit të parë, atë të kthimit të ligjit që i hoqi presidentit kompetencën e betimit për gjyqtarët kushtetues, teksa kërcënoi se nëse ku dekret nuk do të merrej parasysh "do të mësynte në Kuvend". Ditëve të fundit, presidenti Ilir Meta ka kërcënuar jo pak herë për një "2 mars të dytë", pasi sipas tij kjo qeveri e ka kthyer vendin në një diktaturë. Data 2 mars përkon edhe me ditën e Besëlidhjes së Lezhës në vitin 1444.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
26 Dhjetor, 15:36
-
Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari
26 Dhjetor, 13:25
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
26 Dhjetor, 10:27
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
Ik mor bushter
PërgjigjuMision kombetar eshte qe me 25 prill ta cojme per skrap gruan me llapaqene me te lajthitur, me mashtruese, me te urryer me kryqe te thyera si nje plake 75 vjece. Gruaja qe mashtroi dhjetra te rinj lriste ne haremin naziskin te Jales me 25 prill ne koshin e plehrave te Shqiperise.leshelija e babaxhikes drejt fundit katastrofik , drejt kombinatit metalurgjik me 25 prill per skrap. Kurre me ne sistemin politik shqiptar nje sekt naziskin, nje bande ministrash dhe drejtoresh superhajdute te gjithe te pandehur per vjedhje dhe korrupsion.
Përgjigju