Meta: Pr/ ligjet e votuara dje në Parlament, antikushtetuese! Rama u hapi rrugë trafikantëve me legalizimin e kanabisit, ministrja s’pyeti studentët e mjekësisë

TIRANË- Ish presidenti Ilir Meta ka komentuar votimet e projektligjeve të rëndësishme në seancën maratonë plenare ditën e djeshme. Duke i quajtur antikushteutese e të turpshme, Meta thotë se me legalizimin e kanabisit mjekësor, Rama i hapi rrugë bandave të trafikut të drogës. Nga ana tjetër, një kritikë e pati edhe për punësimin me detyrim të studentëve të mjekësisë, ku tha se studentët nuk janë pyetur fare.

“Dje në errësirë Kuvendi miratoi legalizimin e kanabisit, një ligj  i kritikuar nga të gjithë që ka dështuar edhe në vend me një shtet të së drejtës shumë më funkisonal se Shqipëria. Tepër e qartë që të gjitha raportet ndërkombëtare e nxijnë vendin tonë si një qendër të trafikut të drogës. Disa nga këto raporte, e kanë theksuar në mënyrë të qartë që sundimi i dobët i ligjit është nxitësi kryesor i fenomenit të drogës në Shqipëri.

Këto raporte tregojnë që trafikantët shqiptar luajnë një rol të rëndësishëm në trafikimin e drogës. Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishëm në SHBA, Britani e në të gjithë Evropën.

Dje në mesnate u mor peng nga mazhoranca diplomat e studentëve të mjekësisë në mënyrën më arrogante dhe antikushtetuese. Zëri i studentëve dhe familjarëve jo vetëm që nuk u dëgjua po u injorua duke u dëgjuar nga ministrja e tyre se vendos ministrja dhe studentët nuk pyeten. Vendimi kërkon që krizën e shëndetësisë falas dhe dështimit e kolapsit të sistemit shëndetësor t’ua hedhin në kurriz studentëve të mjekësie. Ky vendim vjen se e ka më të lehtë të shkelë Kushtetutën.”- thotë Meta.

Një koment e pati edhe për refuzimin e kërkesës së opozitës për mocion me debat nga mazhoranca që e cilësoi të turpshëm.

“Vendimi i turpshëm tjetër ishte refuzimi i mocioni me debat për çështjen e numrit dy të qeverisë Arben Ahmetaj, i arratisur nga vendi e cila u refuzua në mënyre antidemokratikë dhe në kundërshti me rregulloren.”- thotë Meta.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mond Brinja: 21/07/2023 17:23

    Po shoqaten e kornutove kur do e votoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje