TIRANE - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se nuk do të jetë ai ministri i ardhshëm i Punëve të Brendshme që do të zërë vendin e Bujar Nishanit, i zgjedhur dje nga Parlamenti në postin e kreut të ri të Shtetit. “Dihet që media ndonjëherë bie viktimë e të pavërtetës”, tha Meta duke iu përgjigjur zërave që qarkullojnë në media në këtë drejtim.
Më pas ai shtoi se procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri nuk ishte perfekt por një ndër më gjithëpërfshirësit e zhvilluar ndonjëherë në vend. “Ky proces nuk mund të themi se ishte perfekt por mund të themi se ishte më gjithëpërfshirësi i zhvilluar ndonjëherë”, deklaroi Meta, një nga aleatët qeveritarë të Kryeministrit Berisha.
“Ne të gjithë jemi dëshmitarë se zgjedhja e djeshme e presidentit nuk ka qenë një moment por ka qenë një produkt i një procesi të gjatë në kohë, i një dialogu të vazhdueshëm. Ka qenë një proces ku janë përfshirë të gjitha forcat parlamentare dhe jo parlamentare. Ka pasur disa mundësi për konsensus dhe në fund fare kemi pasur rolin e Parlamentit i cili ka qenë plotësisht sovran por që ka pasur edhe detyrën e Kushtetutës për të evituar zgjedhje të parakohshme”, tha kreu i LSI.
Ai e cilësoi figurën e Nishanit si pozitive, që sjell qetësi e bashkëpunim. “Produkt konkret i gjithë këtij procesi, pavarësisht nga përkatësia në të kaluarën e Partisë Demokratike, është figurë tepër konstruktive, pozitive, institucionale. Është një figurë që sjell qetësi dhe bashkëpunim”, deklaroi Meta.
Ai hodhi poshtë deklaratat e opozitës sipas të cilave me këtë zgjedhje të njëanëshme rrezikohet integrimi i vendit. “Figura e presidentit të ri nuk është pengesë për statusin. Unë besoj se të gjithë forcat politike do të ecin në frymën e bashkëpunimit dhe në frymën e interesit kombëtar”, përfundoi lideri i LSI.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com