TIRANE, 2 Tetor/ATSH/- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri znj. Romana Vlahutin.
Kryeparlamentari Meta e uroi Ambasadoren Vlahutin për marrjen e detyrës së re në drejtim të Prezencës së Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Gjatë takimit, Meta rikonfirmoi vullnetin e plotë të Kuvendit për forcimin e bashkëpunimit me të gjitha strukturat e BE në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se marrja e statusit të vendit kandidat për në BE ia shton përgjegjësitë Shqipërisë dhe të gjithë klasës së saj politike, duke theksuar se reformat kyçe në kuadër të axhendës evropiane të Shqipërisë kërkojnë pjekuri politike, gjithëpërfshirje dhe një klimë më konsensuale./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com