TIRANE- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti Kreun e Autoritetit të Konkurrencës, znj, Lindita Milo (Lati). Meta kërkoi marrjen e masave për rritjen e konkurrencës së tregut të lirë.
 
“Axhenda e punës të jetë Progres Raporti I KE-së.” citohet të ketë thënë Meta,  duke vënë theksin në përmirësimin e Legjislacionit për të nxitur dhe mbrojtur konkurrencën,  informon sot paradite zyra e shtypit e Kuvendit.
 
 Gjithashtu ai ka premtuar se do të nxisë më tej bashkëpunimin si instrument mjaft jetik për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë së vendit. Nga ana e saj kryertarja e Agjencisë së Autoritetit të Konkurencës tha se do ndihmojë në nxitjen e konkurencës.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)