Turshi me kumbulla

Përbërësit:

  • 1 kg kumbulla pa fara
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 1/2 tufë mente
  • 1 thelp hudhër

Shëllira:

  • 4–5 kokrra piper të zi
  • 1 gjethe dafine
  • 4–5 thelpinj hudhre
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • një filxhan kafeje me uthull
  • Ujë i zier edhe i ftohur pak për të mbushur kavanozin

Përgatitja:

Kumbullat i pastrojmë nga farat duke mos i ndarë në gjysmë të krijohet si xhep. Grijmë majdanozin, nenexhikun dhe hudhrat, i përziejmë mirë dhe mbushim kumbullat. I vendosim në enën e qelqit, ujin e ziejmë shtojmë dafinën, piperin, sheqerin, kripën dhe uthullën. E shtojmë te kumbullat edhe e mbyllim me kapak. E hapim pas 3-4 ditësh dhe i shijojmë me mishra ose peshk.