Meta pret shefin e NATO-s, zyra e shtypit zbardh takimin

Meta pret shefin e NATO-s, zyra e shtypit zbardh takimin

"Do të vazhdoj të inkurajoj rritjen e buxhetit për mbrojtjen, në 2 % brenda vitit 2024, "jo vetëm si detyrim por edhe si përgjegjësi për ndarjen e barrës". Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta teksa priti këtë të dielë në një takim në Tiranë, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s,  Jens Stoltenberg.

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, që ka zbardhur takimin pa praninë e mediave, kreu i Shtetit theksoi se "ndan plotësisht vizionin e Sekretarit Stoltenberg se është  detyra dhe përgjegjësia e çdo aleati të forcojmë Organizatën duke investuar çdo përpjekje dhe kontribut në shërbim të mbrojtjes kolektive dhe njëkohësisht të çdo vendi anëtar".

Presidenti Meta çmoi investimin e NATO-s në Bazën Ajrore të Kuçovës si një aset për sigurinë e vendit, rajonit dhe Aleancës.

Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria e pret me entuziazëm anëtarësimin e afërt të Maqedonisë së Veriut në NATO.

"Ky ishte vendimi i duhur në kohën e duhur, që shpërbleu zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe falë angazhimit konstruktiv të drejtuesve më të lartë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe falë bashkëpunimit të pazëvendësueshëm mes ShBA-ve dhe BE-së", mësohet të jetë shprehur Meta, duke vënë në dukje rolin jetik në mbështetje të këtij objektivi strategjik nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Sipas zyrës së shtypit të Presidencën, Metau shpreh se Shqipëria mbështet të drejtën legjitime dhe sovrane të Kosovës për një tranzicion gradual të FSK në ushtri multietnike, dhe në ndërveprim të plotë me NATO-n.

Prania e NATO-s në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës dhe BE, kontribuon për një mjedis më të sigurtë në terren, dhe është njëkohësisht thelbësore për tërësinë territoriale të Kosovës dhe stabilitetin në rajon. Integrimi europian dhe euro-atlantik përbëjnë të vetmen garanci të besueshme për konsolidimin e paqes, sigurisë dhe begatisë në rajon, bazuar mbi vlerat e përbashkëta, dhe përparimi në këto organizata ia vlen çdo sakrificë dhe punë të palodhur”, - theksoi Presidenti Meta. 

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm përkon me 10-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja