Meta pret veteranët për çlirimin
"Sakrifica juaj do jetë drita jonë"

TIRANE - Është mbajtur sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë,  ceremonia zyrtare në kuadër të festimeve të 70-vjetorit të çlirimit të atdheut. Nën organizimin e Kreut të Kuvendit Ilir Meta në këtë ceremoni morën pjesë veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, familjarë të tyre, personalitete të vendit, si dhe zyrtarë të tjerë.

Ceremonia nisi në orën 18:00 nën këndimin e himnit kombëtar nga tenori Kastriot Tusha. Në fjalën e tij Kreu i Kuvendit, Meta, në emër të qeverisë dhe popullit shqiptar tha se është një nder dhe respekt i veçantë që veteranët e LANÇ ndodhen sot këtu, si dhe mbajtjes së kësaj ceremonie në respekt të tyre.

Meta përsëriti qëndrimin e qeverisë shqiptare se pa 29 nëntorin 1944 nuk do të kishte as 28 nëntor 1912, dhe në këtë kontekst kryeparlamentari vlerësoi përpjekjen siç tha ai titanike të popullit shqiptar.

Është pikërisht kjo përpjekje tha Meta, pas të cilës qëndron liria dhe antifashizmi që duhet të shërbejë si shembull në udhën e Shqipërisë, në rrugëtimin e saj si një vend evropian.

“Në veçanti do doja të përshëndesja veteranët e LANÇ. Është kënaqësi që i kemi këtu sot. Dua të falënderoj përfaqësuesit e veteranëve të LANÇ. Është një ngjarje jubilare. Jemi sot vend i NATO-s dhe kandidat në BE. Por prapa këtyre qëndrojnë vlerat e lirisë dhe antifashizmit. Unë e përsëris dhe vijoj të përsëris se pa 29 nëntorin 1944 nuk do të festonim as 28 nëntorin 1912. Dhe kjo falë luftës titanike dhe sakrificës së popullit tonë që një Shqipëri modeste bëri që ishin mjaft të konsiderueshme edhe në raport me vende të mëdha e të fuqishme. Kjo luftë na bën të mbajmë kokën lart. Vepra e dëshmorëve shkëqlqen edhe sot dhe na ndriçon rrugën tonë” u shpreh Kryeparlamentari Meta

ilir meta

Meta: LANÇ vendosi Shqipërinë tek fituesit, ndjekim veprën e tyre
Kreu i Kuvendit solli në mendje aktivitetet e organizuara sot nga ana e institucionit që ai drejton mes të cilave edhe eskpozitën e hapur sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me punime dhe krijime të veteranëve.

Kjo sipas Metës tregon se ata janë jo vetëm trima por edhe krijues. Prandaj siç theksoi kryeparlamentari dëshmia e tyre duhet dëgjuar, ndërsa vepra dhe sakrifica e tyre, të shërbejë si drita që duhet të udhëheqë Shqipërinë drejt Evropës.

"Menduam së bashku me deputetët të ekspozonim disa nga momentet e kësaj lufte, kujtimet e dëshmorëve, disa nga punimet e tyre, dhe besoj se përveç se luftëtarë dhe trima, ata ishin dhe krijues, edhe artistë, njerëz mjaft të pasur shpirtëror. Është një fakt që shumica ishin të rinj, studentë të mirë të kolegjeve të kohës, por ishin me mijëra që ndërsa studionin jashtë vendit, u kthyen për t’iu bashkuar LANÇ. Pra ishin njerëz që me veprën e tyre e kanë merituar përjetësimin dhe respektin e popullit tonë dhe gjeneratave që do të vijnë. Ndaj nuk do të doja të flisja më shumë, pasi kjo është më mirë të flasin ata që e kanë përjetuar. Jemi me fat se shumë prej tyre i kemi këtu, të një epopeje të lavdishme. Është mirë ti dëgjojmë se ata e rreshtuan Shqipërinë në anën e fituesve dhe i garantuan të ardhmen evropiane. Dhe me frymëzimin që vjen nga vepra e tyre, le të ecim në rrugën tonë të një Shqipërie evropiane, siç e menduan edhe ata. I paharrueshëm kujtimi i tyre, rroftë LANÇ." tha ai

ilir meta

Më pas ceremonia vijoi me dëshminë e disa prej veteranëve që kanë përjetuar luftën e nacional-çlirimtare. I pari prej tyre ishte gjenerali 95-vjeçar Rahman Parllaku.

Në fjalën e tij, gjenerali 95 vjeçar u shpreh se krahas çlirimt të Atdheut, lufta fitoi rëndësi të veçantë edhe për Kosovën, duke e cilësuar si fitoren e dytë pas asaj të ngritjes së flamurit në Vlorë. Kjo pasi siç u shpreh ai populli i Kosovës fitoi të drejtën për vetëvendosje nga okupatori.

“Ne me luftën tonë siguruam jo vetëm pavarësinë e Shqipërisë, por edhe të drejtën e Kosovës për vetëvendosje. Kjo ishte fitorja e dytë e madhe pas asaj të Vlorës. Lufta jonë ndihmoi popullin e Kosovës të merrte pjesë në LANC, dhe të shkëputej nga okupatori dhe të fitonte të drejtën për vetëvendosje. Gjithashtu u goditën forcat naziste. Ju shkaktuam atyre dëme në njerëz. I penguam për të shkuar në frontin kundër ushtrive aleate.” u shpreh veterani  Parllaku

meta

Milo: Detyra jonë, sakrificën e veteranëve t'ia përcjellim brezave të ardhshme
Ndërsa nga ana e tij historiani dhe politikani Paskal Milo, theksoi se sakrifica e veteranëve është detyrë e popullit shqiptar që t’ia përcjellë atë brezave të ardhshëm. Dhe kjo sipas Milos pasi është një detyrim që populli shqiptar e ka ndaj tyre.

Në këtë mënyrë siç u shpreh Milo duhet të jetë edhe historia, pa ngjyresa politike, por ashtu siç është.

"Do doja të isha veteran, por nuk jam veteran shpresoj të jem një pasues i denjë i tyre, për veprën e tyre që nderon të gjithë shqiptarët. Unë dua t’i them brezit të veteranëve që ne që vazhdojmë të shkruajmë rreth kësaj lufte, do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen, jo se na siguron privilegj por është angazhim i yni kundrejt veprës suaj. Është detyrim që t’ju përcjellim brezave të rinj atë filozofi që ka ndjekur juve. Ne do ta mbrojmë luftën nacionalist çlirimtare dhe atentatorët politikë dhe ata historianë të paguar që duan ta shtrembërojnë atë. Ne do ta shkruajmë atë jo sipas porosive politike, por në përputhje me ndërgjegjen tonë si historianë. Detyra jonë është ta trashëgojmë dhe ta përcjellim brez pas brezi." u shpreh Milo

paskal milo

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve