Meta: Drejtësia të hetojë Portin e Durrësit! Skandal dhe aksi Lekaj-Fier! Plan anti-krizë me 9 pika

TIRANË- Projekti i ndërtimit të segmentit Lekaj -Fier dhe Porti i Durrësit, për kryetarin e Lirisë, Ilir Meta janë 2 skandale që vërtetojnë që kjo qeveri duhet të largohet 1 orë më parë, pasi nuk mendon aspak për qytetarët. Asaj drejtësi që e akuzon çdo ditë se është e kapur nga ‘Rilindja’, Meta i bëri thirrje që të nisë sa më shpejt hetimet.

"Grabitësi kryesor kërkon ta falenderojnë për grabitjen dhe që kërkon të bëjë për budallenj shqiptarët e durrsakët. Faktet, të rënda. Skandal shokues. Shkatërron investim historik e të rinj e tha se po i bën për të shtuar 12 mijë pune. Nuk harruat besoj si gënjeu për aeroportin e Kukësit se do hapte 12 mijë vende pune, kur atje s’kanë ngelur as 12 mijë banorë. 12 mld euro që do vinin menjëherë, është mashtrim. Eurot e tjera janë model i pallateve dikur në Tiranë, shit apartamente e bli tulla, pastrim parash që do vijojë për 20 vite. Drejtësia duhet të veprojë menjëherë se janë të gjitha faktet publike dhe ne do të ecim në këtë rrugë.

Për segmentin Lekaj -Fier do shpenzohen 320 mln euro pa TVSH për 46 km, është skandaloz fakti që vetëm 3.8 km janë gjurmë e re rruge , ndërsa gjithë pjesa tjetër është vetëm zgjerime të rrugës aktuale, që është me 2 korsi dhe klasifikohet e nivelit A, dhe kjo rrugë do të jetë më pagesë, do vihet trau, automjeti më i vogël do paguajë 2.1 euro, Është dhënë pa garë, është lejuar të paraqitet vetëm konkurrenti i paracaktuar me 320 mln euro dhe ajo që është risi është që dikur merrnin pjesë zakonisht 1 konkurrent dhe fitonte me99% të vlerës , sot merr vetëm 1 dhe fiton me 101% të vlerës, ai do krijojë të ardhura 1.3 mld euro në 35 vite. Skandalet nuk kanë të sosur”, tha Meta.

Në mbledhjen e Kryesinë e Partisë, Meta ka prezantuar edhe një paketë anti krizë që sipas tij do iu vijë në ndihmë qytetarëve që të përballojnë rritjen e çmimeve. Këto kërkesa, tha Meta, janë totalisht të realizueshme.

“Këto janë kërkesa tërësisht realiste madje do të thosha minimaliste”, tha Meta.

Ndërkohë, më herët për ndërtimin e segmentit Lekaj -Fier, doli më herët edhe Klevis Balliu nga ‘Rithemelimi’ ku i kërkoi drejtësisë që të hetojë këtë aferë korruptive, siç ai e ka quajtur. Segmenti Lekaj-Fier është pjesë e rrugës Miloti e deri në Fier. Në total janë 86 kilometër që do të ndahen në Milot – Thumanë e më tej Kashar-Pezë-Lekaj dhe në fund vazhdimi drejt Konjatit e duke u mbyllur në Fier. Në Autostradë, në të cilën do të lejohet qarkullimi deri në 130 kilometër në orë, kalimi do të jetë me pagesë, e ndërsa qeveria ka deklaruar se do të ketë edhe rrugë dytësore ku qytetarët nuk do të paguajnë.

Plani anti-krizë i Ilir Metës

  • 1.Do të kërkojmë mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë. Për studentët nuk është parashikuar asnje mbështetje financiare në Pr.buxhetin e 2023.
  • 2.Do të kërkojmë mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët. Në Pr.buxhetin 2023 është parashikuar vetem 0.05% PPB. Do të kërkojmë rritjen e pagave të pedagogeve 50% brenda dy viteve, ndaj në projekt buxhetin e 2023 do kerkojmë që rritja të jetë 20% nga buxheti shtetit sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve.  Në Pr. buxhet është parashikuar vetëm 7% rritje page për pedagogët. 
  • 3.Do të kërkojmë rritjen e pagave 12% të mësuesve duke filluar nga 1 janari për të përballuar rritjen e çmimeve dhe koston e jeteses. Në Pr.buxhet është parashikuar rritje page për mësuesit 6% i cili fillon në Korrik 2023. 
  • 4.Do të kërkojmë pajisjen me tekste të reja shkollore falas, çdo vit, për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IX. Në Pr. buxhet parashikohen libra falas të përdorur. 
  • 5.Do të kerkohet rritja e  pages së mjekëve në masen 12% duke filluar nga 1 janari
  • Bujqësia
  • Heqja e TVSH për imputet bujqësore
  • Lënien e tavanit prej 50 milionë lekë investim, për përfitimin e uljes së TVSH të makinerive bujqësore
  • Një shtesë prej 5 miliardë Lekë, për mbështetjen e prodhimit bujqësor-blegtoral, agroindsturial dhe marketingut

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
Detyra të reja për Neshon, Panaritin dhe figurat kryesore politike, vendimet e marra nga mbledhja e kryesisë së PL-së

Gjatë mbledhjes së mbrëmjes së sotme kryesia e partisë së Lirisë, ka marrë disa vendime ku u janë caktuar detyra disa prej figurave kryesore. Zëvendës kryetari i partisë, Agim Nesho është emëruar kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme, Panariti do të jetë Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin.

Më poshtë detyrat e caktuara për disa prej figurave kryesore të partisë:

Prof.Petraq Milo - Sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financave

Prof.Edmond Panariti - Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin

Z.Agim Nesho - Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme

Znj.Erisa Xhixho - Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian

Z.Genc Gjokutaj - Kryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme

Znj.Kejdi Mehmetaj - Kryetare e Komisionit për Arsimin

Znj.Silva Caka - Kryetare e Komisionit për Drejtësinë dhe Çështjet Zgjedhore

Z.Roni Telegrafi - Kryetar i Komisionit për Ambientin dhe Turizmin

Znj.Aurela Agalliu - Kryetare e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Familjen

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja