Meta propozoi këshilltarin e tij në krye të KLSH-së, Manja: Problem serioz kushtetues

Meta propozoi këshilltarin e tij në krye të KLSH-së, Manja: Problem serioz kushtetues

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja e ka cilësuar si një problem serioz kandidaturën e dekretuar të Bahri Shaqirit për në krye të KLSH-së, pasi sipas tij Kushtetuta e përcakton qartë se kandidati për Kontrollin e Lartë të Shtetit duhet të ketë ekspertizën në fushën e financave. 

Manja shprehet më tej se për këtë aktivitet të Shaqirit ende nuk ka të dhëna publike, por edhe nëse do i vendoste në dispozicion LSI-ja, sipas tij sërish nuk do zgjidhej problemi kushtetues i kandidaturës.

Për sa i takon Komisionit të Ligjeve e shoh realisht të pamundur dritën jeshile për zotin Shaqiri. (...) Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI-së dhe këtë mund të ketë pasur parasysh kryetari në distancë i LSI-së, presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para s’ka të dhëna publike për këtë aktivitet dhe e dyta edhe sikur të na i vinte në dispozicion këto të dhëna LSI-ja, prapëseprapë kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues të kandidaturës.

Ulsi Manja, Kryetar i Komisionit të Ligjeve

Teksa shpreh respektin e tij ndaj punës së Shaqirit në krye të SHISH-it, Manja e shikon shqetësuese "manifestimin e përsëritur” të presidentit Ilir Meta për të mos e lexuar në shqip Kushtetutën e vendit.

Postimi i plotë i kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja:

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare