Kreu i shtetit, Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit ka nisur ditën me postimin e një fotografie me të birin, Besarin dhe një këshillë të rëndësishme për të gjithë ne. Meta ka apeluar për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë.

Mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm është të ruajmë resurset ton aka shkruar Meta.

Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, dua të bëj një apel mbi nevojën për t’u angazhuar të gjithë që pasuritë kombëtare, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit.

Të kontribuojmë të gjithë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm, të ruajmë resurset tona të jashtëzakonshme, pyjet, lumenjtë, florën e faunën dhe të orientohemi drejt produkteve bio, si mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm e për të promovuar e mbrojtur bukuritë natyrore.

Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme.

Presidenti Ilir Meta


(Ilir Meta me të birin, Besarin)