Meta ‘mbulohet’ pas raportit, mbron lirinë e medias: Presion në rritje ndaj kritikëve me qeverinë...asnjë fjalë për Ylli Ndroqin

Meta ‘mbulohet’ pas raportit, mbron lirinë e medias: Presion në rritje ndaj kritikëve me qeverinë...asnjë fjalë për Ylli Ndroqin

Ilir Meta

TIRANË- Sekuestrimi i pasurive marramendëse të Yllit Ndroqit, pronarit të televizionit "Ora News", është parë nga Presidenti Ilir Meta si censurë dhe presion ndaj medias së pavarur dhe kritike me qeverinë. Edhe pse pa përmendur askund emrin e Ylli Ndroqi, i arrestuar në Itali e Turqi për trafik heroine, presidenti Meta thekson se ka një përkeqësim të situatës në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit, ku pushteti politik është shumë influencues. 

Duke iu referuar Raportit të "Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike", Meta apelon me forcë praktikat abuzive medias së pavarur e kritike me qeverinë duke theksuar se liria e shprehjes dhe informimit është kusht thelbësor për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

"Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta për situatën aktuale të lirisë së medias në Shqipëri Faktet tronditëse të censurës dhe presioneve në rritje ndaj medias së pavarur dhe kritike me qeverinë, që po konstatohen çdo ditë dhe po denoncohen periodikisht nga organizata prestigjoze ndërkombëtare, janë tepër alarmuese dhe kërkojnë një përgjigje të menjëhershme. Raporti i Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, me fokus sistemin dhe lirinë e mediave në vendet anëtare dhe kandidate të Bashkimit Europian, vëren stanjacion ose përkeqësim të situatës në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit. Studimi thekson se pushteti politik në vend është tejet influencues, duke rezultuar në media jo të pavarura apo mediume që mbështetin partinë në pushtet dhe kërcënojnë autonominë e vet. Me shkallën nga 0 në 100, rreziku për televizionet paraqitet i mesëm, ndërsa për portalet në internet, rreziku sipas konkluzioneve, rritet në shkallën sipërore për shkak të ndikimit më të fortë politik, mungesës së transparencës për sa i përket reklamave dhe kandidatëve politikë gjatë fushatave elektorale. Tepër alarmant është përfundimi se "për sa i përket mbrojtjes themelore të pluralizmit, mediat shqiptare paraqiten në rrezik të mesëm, apo 53%, rreziku i pluralizmit të tregut mediatik klasifikohet tepër i lartë në 80%". Përkeqësimi në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, i bërë publik në raportin vjetor të "Reporterëve pa Kufij" ku theksohej se pasojat e rënda të fatkeqësive natyrore nuk mund të justifikojnë cenimin e lirisë së medias; Qëndrimi i Departamentit Amerikan i Shtetit, ku ndër të tjera tërhiqej vëmendja se “veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”, konkluzionet e "Freedom House" dhe shqetësimet e bëra publike nga organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve, dëshmojnë se Shqipëria po shënon seriozisht hapa pas, për sa i përket lirisë së medias dhe transparencës. Ky regres është thellësisht shqetësues dhe i patolerueshëm! Për shkak se liria e shprehjes dhe informimit është kusht thelbësor për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, dhe duke dënuar me forcë censurën, presionet, shantazhet dhe masat shproprocionale ndëshkuese ndaj gazetarëve dhe medias së pavarur e kritike me qeverinë, apeloj me forcë heqjen dorë nga të gjitha praktikat abuzive dhe autoritariste që na kthejnë dekada pas në kohët më të errëta, me pasoja tepër të rënda për të ardhmen europiane të vendit. Inkurajoj gazetarët kritikë të vijojnë pa u trembur misionin e tyre, dhe i ftoj organizatat prestigjoze botërore të medias të monitorojnë edhe me më shumë vëmendje situatën e kolegëve të tyre në Shqipëri. Shqiptarët janë ndarë 30 vite më parë nga neni 55 i "Agjitacionit dhe Propagandës" dhe askush të mos mendojë që duke përdorur forma të reja shantazhi e presioni do mundet dot ta rikthejë atë", shkruan Meta. 

Policia e shtetit ka zbardhur dosjen e hetimeve 18 mujore të kryera ndaj biznesmenit Ylli Ndroqi dhe pasurive të pajustifikuara që ai disponon ditën e sotme, pasuri këto të sekuestruara me vendim të SPAK. Sekuestrimi i pasurisë së Ylli Ndroqit ditën e djeshme nga SPAK solli reagimin edhe të Bashës, i cili u vu në mbrojtje të gazetarëve duke mos e përmendur fare pronarin.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sonila: 04/08/2020 18:08

    Policia dhe SPAK thon qe nuk justifikon pasurin ky zoteria.Nderkoh thot qe esht arrestuar ne dy shtete per trafik heroine.Cfar duhet te justifikoj tjeter ky kur ate pasuri e ka ven me trafik heroine.Po ta kishte ven me banane do ishte arrestuar per trafik bananesh.Nje trafikant duhet te jet ne burg e jo miliarder i lir.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 04/08/2020 17:56

    Te ka zene frika o Like Floriri

    Përgjigju
  • Mazllemi: 04/08/2020 16:45

    Pasurite e kriminelve qe jane perkrahur nga politika jane prove e fuqishme dhe dihen nga te gjithe.Ndoshta SPAK do merret me to.

    Përgjigju
  • Ilo: 04/08/2020 16:42

    Ja ku dolen "pronaret" reale qe qendrojne pas Ylli Ndroqit, Saliu dhe Metà.

    Përgjigju
    • Tili: 04/08/2020 18:28

      Von e kuptove shoku lio

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë